kosovofacts Blog Fakte për... Zhvillime Artikujt “clickbait” gjatë vitit 2022
Zhvillime

Artikujt “clickbait” gjatë vitit 2022

Gjatë vitit 2022 artikuj me cilësimin si “clickbait” u publikuan në numër mjaft të madh nga mediat online në Kosovë.

“Clickbait” artikujt janë ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues që synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë.Zakonisht këta artikuj krijohen kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë që ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.Hibrid.info ka përgatitur raporte mujore të keqinformimt që nga muaji korrik i vitit 2022.Në përqindjen e kategorive vlerësuese gjatë muajit korrik, vlerësimi “clickbait” është renditur në vendin e dytë me 19%.Vlerësime “Clickbait” kanë marr kryesisht ata artikuj keqinformues që kanë përdorur kryesisht tema sociale si “tërheqja e 30- përqindëshit nga Trusti”, “ngritja e çmimeve”, “liberalizimi i vizave” e të ngjashme. Në këto raste, publikuesit e këtyre artikujve janë portale të dyshimta. Në këta lloj artikujsh, autori ka përdorur lajm të vjetër me titull të sajuar. (shih këtu raportin e muajit korrik)Në muajin gusht, artikujt e vlerësuar si “clickbait” e renditën këtë kategori në vendin e parë me 25%.Përmbajtja e artikujve që kanë dominuar nën kategori kanë qenë për fusha të ndryshme, si kronika e zezë, skemat sociale, lija e majmunëve dhe përmbajtje tjera keqinformuese për çështje politike, ndër të cilat edhe për veriun e Kosovës me pretendimin se po ndodhin ngjarje të rënda në atë pjesë të vendit. (shih këtu raportin e muajit gusht)Gjatë shtatorit, artikujt e vlerësuar si “clickbait” u renditën në vendin e dytë në kategorinë e keqinformimit me 22%.Në këtë kategori vlerësuese janë publikuar artikuj të ndryshëm për skemat sociale e ndihmat financiare – ekonomike, rritjen e çmimeve, vizat, dialogun mes Kosovës e Serbisë me përmbajtje politike e ekonomike. E përbashkëta e këtyre artikujve është se në përmbajtje ato janë të paqarta në shumicën e rasteve me tendencën për të rritur klikimet dhe lexueshmërinë nga mediat që publikojnë artikuj të tillë duke vënë tituj sensacional për audiencën. (shih këtu raportin e muajit shtator)Në muajin tetor krahas muajve të tjerë, “clickbait” kishte përqindjen më të madhe, duke e zënë vendin e parë në kategorinë e vlerësimeve me 33%.Gjatë tetorit, në këtë kategori janë publikuar artikujt keqinformues në tema të ndryshme që nga ato politike, si veriu i Kosovës, mundësia e sulmimit të Kosovës nga Serbia, liberalizimi i vizave dhe deri tek çështjet ekonomike për energjinë, inflacionin, çmimin e naftës, si dhe tematika tjera nga sporti, religjioni etj. Artikujt në kuadër të kësaj kategorie vlerësimi janë publikuar nga mediat vendore dhe media të dyshimta, prejardhja e të cilave nuk dihet. (shih këtu raportin e muajit tetor)Ndërsa edhe në nëntor, vlerësimi “clickbait” mbajti primatin në kategorinë e vlerësimeve me më së shumti artikuj, gjithsej 31%.Në kuadër të kësaj kategorie vlerësimi, gjatë muajit nëntor, janë publikuar artikuj keqinformues kryesisht në fushën e politikës dhe sigurisë, si njohja e Kosovës, bashkimi kombëtar, dialogu Kosovë-Serbi, zhvillimet rajonale etj. Disa prej artikujve në këtë kategori janë publikuar nga mediat vendore, kurse pjesë më e madhe nga media të dyshimta. (shih këtu raportin e muajit nëntor)

Exit mobile version