kosovofacts Blog Uncategorized Rishikimi i javës (8-14 gusht 2022): Teori konspirative në mediat serbe, dezinformata rreth çështjeve si, shamia, mërgimtarët etj
Uncategorized

Rishikimi i javës (8-14 gusht 2022): Teori konspirative në mediat serbe, dezinformata rreth çështjeve si, shamia, mërgimtarët etj

Gjatë javës së kaluar në rrjetet sociale dhe mediat në Serbi qarkulluan dezinformata dhe teori konspirative të ndryshme, por edhe përmbajtje clickbait. Tema bosht e javës mund të vlerësohet teoritë konspirative ndaj institucioneve të Kosovës nga mediumet dhe zyrtarët serb, si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Në artikullin e publikuar më 10 gusht në portalin informativ në gjuhën serbe “Srbijadanas.com” në titull hedhet pretendimi se shqiptarët po përgatiten për sulm, më një pikëpyetje në fund. Artikulli është i bazuar në një postim në Facebook të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj. Artikulli i publikuar në “Srbijadanas.com” mbanë titullin “Shqiptarët Përgatiten Për Sulm? Ministri nga Prishtina tha ‘Jemi gati’”, me “shqiptarë”, ky medium, përmes titullit, aludon në institucionet e Kosovë.

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/albanci-se-spremaju-za-napad-ministar-iz-pristine-porucio-spremni-smo-2022-08-10?fbclid=IwAR0Z5OkhIBxmkpF_yP_JoZKoHrVnrKHFQDDXr9XaTkKu1NrPwBIimicQUmY

Artikulli i portalit informativ “Srbijadanas.com” në titull ngrit pretendimin për përgatitjen e shqiptarëve në sulm të shtruar në formë pyetëse nuk korrespondon me përmbajtjen e artikullit. Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “manipulim i fakteve”.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/387801323461254

Mediumi serb “Blic.rs” ditën e enjte (11 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Kurti tund armët dhe bën thirrje për luftë”: Petkoviq: Fushata e sinkronizuar kundër serbëve në punë”. Artikulli mbështetet në një postim të drejtorit të zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili interpreton deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si parapërgatitje dhe thirrje për luftë.

https://www.blic.rs/vesti/politika/kurti-zvecka-oruzjem-i-priziva-rat-petkovic-na-delu-sinhronizovana-kampanja-protiv/zp186fn

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka parë se deklarata e këtij zyrtari të lartë serb, e bërë përmes llogarisë së tij në Twitter, është e pabazuar. Në fakt, ajo që mund  të vërehet nga përmbajtja e këtij postimi, është interpretim me qëllim devijimi të deklaratave të përfaqësuesve politikë e institucionalë të Kosovës.

https://hibrid.info/interpretimi-ne-titull-i-manipuluar/

Më 11 gusht (e enjte) është publikuar një artikull nga agjencia e lajmeve më bazë në Beograd “Tanjug.rs” me titull “Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe Metohisë, duke përgatitur likuidimin e serbëve”. Artikulli i publikuar në “Tanjug.rs” bazohet në prononcimet e bëra nga Presidenti serb, Vuçiq i cili pretendon se “Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve”.

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=745566

Pretendimet e presidentit serb, Vuçiq, të publikuara në artikullin e agjencisë së lajmeve “Tanjug.rs” janë të pabazuara në fakte konkrete. Vuçiq pretendimet e tij i ndërton duke i ndërlidhë me intervistat e Albin Kurtit dhënë mediumeve ndërkombëtare (La RepublicaRadio Evropa e Lirë dhe Reuters), dhe duke i interpretuar ato si fushatë kundër Serbisë, dhe se jo Serbia por Kosova është duke planifikuar një sulm për likuidimin e serbëve.

https://hibrid.info/pretendime-konspiracioniste-nga-vuciq-per-likuidimin-e-serbeve/

Ditën e premte (12 gusht) mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull në përmbajtjen e së cilit pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i Boshnjakëve të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bekir Izetbegoviq “duan luftë kundër Serbisë”. Ky pretendim i këtij mediumi serb është ndërtuar nga keqinterpretimi i deklaratave të kryeministrit Kurti dhe liderit të boshnjakëve në BeH, Izetbegoviq.

https://www.alo.rs/vesti/politika/660387/planirane-likvidacije-srba-na-severu-kim/vest?fbclid=IwAR2_cxIzQx7-adsSp_NkXCuxTc9wgy3HTvGCg_-TdUim-TIE5slmyVoPkD0

Ky pretendim për një koordinim ndërmjet Kurtit dhe Izetbegoviqit për t’i luftuar serbët që bëhet nga autori i artikullit i publikuar në mediumin përkatës, është i pabazuar në të dhëna argumentuese. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson se pretendimi i mediumit serb për një koordinim ndërmjet Kurtit dhe Izetbegoviqit për t’i luftuar serbëve si “teori konspirative”.

https://hibrid.info/pretendimi-i-alo-rs-per-nje-koordinim-ndermjet-kurtit-dhe-izetbegoviqit-per-luftimin-e-serbise-i-pabaze/

Në disa mediume në gjuhën serbe brenda javës së kaluar është hedhur një pretendim për një koalicion ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq dhe liderit të boshnjakëve të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviq. Në këto mediume, janë publikuar artikuj me pretendimin ekzistimin e planeve për likuidimin e serbëve që, siç thuhet, vijnë pikërisht në momentin kur ndaj Serbisë po bëhet një sulm i njëkohshëm nga, siç e quajnë, “koalicioni i bashkuar anti-serb i përbërë nga Albin Kurti, Andrej Plenkoviq dhe Bakir Izetbegoviq”. Pretendimet nuk mbesin me kaq duke shtuar se, ky koalicion i tre liderëve ballkanik, është i mbështetur nga perëndimorët.

https://24sedam.rs/politika/vesti/153585/balkanska-antisrpska-koalicija-napadaju-srbiju-po-nalogu-zapada/vest

Në fakt, deklaratat e këtyre tre liderëve rajonalë, përmbajnë shqetësimin për nxitje të një konflikti nga ana e Serbisë dhe mos bashkëpunimi për stabilitet në rajon, dhe jo koordinim për luftë, siç pretendohet në artikull. Ky pretendim për një koalicion ndërmjet Kurtit, Plenkoviqit dh Izetbegoviqit i përkrahur nga perëndimi për t’i luftuar serbët që bëhet nga autorët e artikujve të publikuara në mediumet përkatëse, janë të pabazuara në të dhëna argumentuese dhe është vlerësuar si teori konspirative.

https://hibrid.info/pretendimi-per-nje-koalicion-kurti-plenkoviq-dhe-izetbegoviq-me-mbeshtetje-perendimore-kunder-serbise-interpretim-tendencioz/

Gjatë javës kishte pretendime dhe dezinformata edhe në fusha të tjera

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull lidhur me iniciativën për ndryshimin e Udhëzuesit Administrativ për lejimin e shamive në shkolla iniciuar nga Durim Berisha dhe Liridon Kurti. Por, në titull ka ngritur pyetjen se a e prodhoi Kurti debatin për shaminë, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

https://www.periskopi.com/java-e-debatit-te-nxehte-per-gshamine-a-e-prodhoi-kurti-me-qellim/

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban fotografi jo adekuate dhe titull keqinformues. Kjo për faktin se në artikull shpjegohet iniciativa e bërë përmes rrjetit social Facebook për ndryshimin e udhëzuesit administrativ për lejimin e shamive nga Durim Berisha dhe kampanjës nga Liridon Kurti nëpërmjet “hashtag-ut” të krijuar për këtë tematikë.

https://www.facebook.com/berisha.cons.7/posts/pfbid0QCo1ohH1E7sGmraY8dxfUnJ4s3HDr9bZVfAzktoz6xoG8d7truoakMztjJRqaQdSl
https://www.facebook.com/liridon.kurti.96/posts/pfbid0wKpNVgcjoXsJiqHuEywtDEvKuD5b71obxfvvdhRWFc6MUyQBER7QJjURnLLYzcoZl

Media online në Shqipëri “Gazetatema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se ish-presidenti, Ilir Meta, në një postim të tij në Facebook ka paraqitur qytetin e Kabulit, duke pretenduar se është Tirana.

https://www.gazetatema.net/politika/foto-ilir-meta-del-bllof-publikon-foto-te-kabulit-sikur-eshte-tirana-i350672?fbclid=IwAR2Ka7KbZNNVN5mV0GgVEO8z7i-c9kIRRQODtvCiPl7DtPuYDJbkaZKeawQ

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se ky pretendim i GazetaTema.net është i pasaktë, pasi që në postimin e Metës, gjendet saktësisht fotografi e shkrepur nga një pjesë e Tiranës, por jo e vitit 2021, siç pretendon ish-presidenti. Në fakt, fotografia e postuar nga Meta, paraqet imazh të Tiranës së vitit 2017. Mirëpo, gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo fotografi është publikuar për herë të parë në mediumin online “Republika Demokratike” me datë 14 mars 2017.

https://rd.al/2017/03/14/tirana-qyteti-me-cilesine-me-te-keqe-te-jeteses-ne-evrope/

Portali “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kolona me vetura, e cila pretendon se është e një ditë pas shpërthimeve në bazën ajrore të forcave ruse dhe që rusët po vazhdojnë të arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë.

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/pfbid0L6iN7hkpBdqbbzwZf8LsNQAJZcWeJaYsqA4d9WoXLzqbkgkUJs4iMzmniqbBSJ41l

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk i përket kësaj ngjarje, por ajo është e vjetër, e publikuar më 29 prill të vitit 2020.

https://dailystorm.ru/news/sovet-gosdumy-12-maya-rassmotrit-zakonoproekt-o-pokupke-polisa-osago-bez-tehosmotra

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch” dhe portali “vushtrriaonline.net” kanë publikuar një artikull me titull që pretendon se këtë vit në Kosovë kanë ardhur dyfish më shumë mërgimtarë se sa vitin e kaluar.

https://www.albinfo.ch/sivjet-dyfish-me-i-madh-numri-i-mergimtareve-qe-erdhen-ne-kosove/

Gjatë verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi në përmbajtje bëhet fjalë vetëm për numrin e mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës. Pra, nuk dihet se sa është numri i mërgimtarëve që kanë ardhur edhe përmes kufijve tokësorë.


Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Nga Trump president tek pushtimi i Ukrainës, zbulohet se si ‘The Simpsons’ parashikojnë të ardhmen”. Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihen karakteret nga familja e serisë së filmave të animuar “The Simpsons” me uniforma lufte dhe duke valëvitur flamurin ukrainas, si dhe personalitete të tjera si Putini dhe shpërthimi i një bombe bërthamore me datën 5 maj 2022.

https://demokracia.com/nga-trump-president-tek-pushtimi-i-ukraines-zbulohet-se-si-the-simpson-parashikojne-te-ardhmen/?fbclid=IwAR2hVpQRD-ffCGipTIj7XuK9VX7Qp8ViZWmTgRdmmjA7YTej-7ud9_g_XVE

Mirëpo, pas hulumtimit dhe verifikimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë burimin autentik të këtyre imazheve, duke e vërtetuar se janë të rreme. Verifikimi është bërë fillimisht nga kontrolluesit e fakteve nga Spanja “Maldita.es“, që vërteton se ato janë montuar dhe elementet e përdorura si “flamuri ukrainas” dhe “datat” e shfaqura në të, nuk janë pjesë e serisë origjinale. Pra, ato janë të montuara.

https://maldita.es/malditobulo/20220323/simpsons-predijeron-rusia-ucrania/
Exit mobile version