kosovofacts Blog Fakte për... Zhvillime Narrativat e sajuara nga zyrtarët dhe mediumet serbe mbi qëndrimet e Qeverisë së Kosovës
Fakte për... Zhvillime

Narrativat e sajuara nga zyrtarët dhe mediumet serbe mbi qëndrimet e Qeverisë së Kosovës

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu)


Vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit dhe largimin e targave ilegale shkaktuan tensione në veri të vendit. Serbët lokal bllokuan rrugët që lidhin dy pikat kufitare Kosovë-Serbi, që shkaktojë edhe shtyrjen e vendimit për një muaj.

Tensionimi i situatës rrodhi edhe si pasojë e dezinformatave që, burim kryesor, kishin mediume dhe grupe të caktuara të platformave të rrjeteve sociale ruse dhe serbe. Përkundër paralajmërimeve të bëra, këto kanale u vunë në funksion të dezinformimit me përmbajtjet e postuara dhe shpërndara. (shih këtu)

Pas zhvillimeve në veri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u intervistua nga mediumet e huaja si: La Republicca, Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Reuters.

Kurti në intervistën e dhënë për gazetën “La Republicca” vlerësoi se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën ” – deklaroi Kurti. (shih këtu)

Ndërsa në intervistën për “Reuters”, ai ka folur për ndonjë sulm të mundshëm nga Serbia pasi, sipas tij, trazirat me pakicën serbe mund të rezultojnë në konflikt të armatosur. “Nuk duhet të përjashtojmë faktin që këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetër”, tha Kurti për Reuters duke shtuar se “Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar”. “Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, kishte thënë kryeministri Kurti. (shih këtu)

Kryeministri Kurti, në intervistën e dhënë për Radio Evropa e Lirë (REL) deklarojë se Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”. (shih këtu)

Reagimi i parë për deklaratat e bëra të Kurtit, u bë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili nëpërmjet një komunikate të publikuar më 11 gusht në llogarinë e tij në Twitter, i interpretoi deklaratat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si parapërgatitje dhe thirrje për luftë. (shih këtu)

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka parë se deklarata e këtij zyrtari të lartë serb, e bërë përmes llogarisë së tij në Twitter, është e pabazuar. Në fakt, ajo që mund  të vërehet nga përmbajtja e këtij postimi, është interpretim me qëllim devijimi të deklaratave të përfaqësuesve politikë e institucionalë të Kosovës. (shih këtu)

Reagimi i shefit të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, zuri vend edhe në mediat serbe duke u interpretuar si e sinkronizuar fushata kundër serbëve. (shih këtukëtu dhe këtu)

Deklaratat e presidentit serb Vuçiq, ndërlidhur me intervistat e Albin Kurtit të bëra së fundmi për mediat ndërkombëtare, duket se janë keqinterpretuar duke e akuzuar Prishtinën për sulm për likuidimin e serbëve.

Pretendimet e presidentit Serb, Vuçiq, të publikuara në artikullin e agjencisë se lajmeve “Tanjug.rs” janë të pabazuar në fakte konkrete. Vuçiq pretendimet e tij i ndërton duke i ndërlidh me intervistat e Albin Kurtit dhënë mediumeve ndërkombëtare (La RepubliccaRadio Evropa e Lirë dhe Reuters), dhe duke i interpretuar ato si fushatë kundër Serbisë, dhe se jo Serbia por Kosova është duke planifikuar një sulm për likuidimin  e serbëve. (shih këtu)

Deklaratat e Vuçiqit zunë vend në hapësirën mediale serbe duke u theksuar pjesa e deklaratës ku Vuçiq thotë se Prishtina po përgatit likuidimin e serbëve të veriut. (shih këtukëtu dhe këtu)

Albin Kurti, në intervistën e dhënë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, deklaron se: “nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, deklaratë që nuk le hapësirë për interpretimet për ndonjë sulm ndaj serbëve. Pretendimet e tilla nga ana e Vuçiqit rezultojnë të jenë narrativë politike e sajuar dhe e pa mbështetur në fakte konkrete.

(Analizë nga Festim Rizanaj)

Exit mobile version