kosovofacts Blog Fakte për... Rishikimi i javës (17-22 korrik 2023): I paverifikuar informacioni se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia, teori konspirative pretendimi se Kurti po krijon parti në Serbi, dezinformatë se veteranët e UÇK-së po kërkojnë para për të vrarë serbë
Fakte për...

Rishikimi i javës (17-22 korrik 2023): I paverifikuar informacioni se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia, teori konspirative pretendimi se Kurti po krijon parti në Serbi, dezinformatë se veteranët e UÇK-së po kërkojnë para për të vrarë serbë

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve clickbait në sferën e informacionit.

Përmbajtjet clickbait kishin të bënin me ngjarje (vrasje) që nuk u bëhet e ditur vendndodhja në titull, si dhe përmbajtje rreth moshës së pensionimit dhe zgjedhje të parakohshme.Dezinformata kishte nga mediumi në gjuhën serbe me pretendim se veteranët e UÇK-së po kërkojnë para të vrarë serbë, si dhe përmbajtje dezinformuese në Facebook me pretendimin se ministri Peci është aksidentuar.Përmbajtje mashtruese në Facebook si oferta për kredi-marrje dhe shpallje të rreme për shitjen e një banese.Përmbajtje të paverifikuara nga mediat lidhur me pretendimin se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia; si dhe përmbajtje e paverifikuar nga Avni Zogiani lidhur me një interpretim të raportit vjetor të çrregullimit informativ në Kosovë të publikuar nga hibrid.info.Përmbajtje e rreme në gjuhën shqipe në rrjetin social TikTok me pretendimin se Kosova po bëhet me helikopter; si dhe në rrjetin social Telegram në gjuhën serbe me pretendimin se më shumë dronë fluturojnë mbi veriun e Kosovës sesa në Ukrainë.Teori konspirative nga mediumi në gjuhën serbe me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (përfshirë edhe Behgjet Pacollin) është duke e krijuar një parti politike në Beograd.DezinformatëMediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin në titull se veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta, kërkojnë para për të vrarë serbë. Pretendimi bazohet në protestën e veteranëve të UÇK-së, të cilët kërkuan nga presidentja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë se po diskriminon ish luftëtarët, në të kundërtën paralajmëruan protesta të vazhdueshme para institucioneve të Kosovës. Interpretimi i kërkesës së veteranëve të UÇK-së si kërkim parash për të vrarë serbët është i pabazë. (këtu)Një faqe në Facebook me emrin “Universal” ka publikuar më 19 korrik një fotografi me mbishkrimin ku pretendohen se Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me eskortën e tij është aksidentuar. Por që hibrid.info nuk ka gjetur asnjë raportim nga publikues kredibil që konfirmojnë pretendimin e faqes në fjalë. Në bazë të hulumtimit është verifikuar se bëhet fjalë për raportim të një ngjarjeje të ndodhur muajin e kaluar (qershor), të cilën faqja e lartcekur mundohet ta paraqesë si lajm aktual. (këtu)Mashtrim Faqja “Kredi Për Biznes” në Facebook vazhdon të publikojë postime me pretendime të rreme duke i paraqitur ato si oferta për kredi-marrje. Me datë 14 korrik, kjo faqe ka postuar një ofertë për kredi-marrje deri në 5 mijë euro, duke pretenduar se në rast që klientët këto mjete i përdorin për të blerë pajisje elektro-shtëpiake, motoçikleta, makina apo tokë, atëherë do t’u ulet norma e interesit në 2%. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about), kjo faqe nuk ofron asnjë informatë. (këtu)Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln32.com” ka publikuar me datë 8 korrik një shpallje të rreme për shitjen e një banese, duke i vënë çmim jo real. Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e nuk korrespondon me përmbajtjen. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që paraqitet në imazh. (këtu)ClickbaitDisa media kanë publikuar artikull me titull “Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme”. Ndonëse deklarimi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, marrë nga cicërima e tij në Twitter, është i saktë, hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar se mos saktësimi se për çfarë dhe se ku do të mbahen zgjedhjet, lë hapësirë për nënkuptime të gabuara. Në bazë të mënyrës se si është titulluar artikulli, lexuesi mund të nënkuptojë se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. (këtu)Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Zbulim një rast horror në këtë qytet, gjendet koka e njeriut brenda një qeseje plastike”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur Greqinë, teksa autoritetet vendase njoftojnë se kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje, raporrojnë mediat greke”. Duke ditur që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin tonë. (këtu)Faqja në Facebook me emrin “Zëri Jonë” ka publikuar më 8 korrik një artikull me titull “Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjeç do te daIin tani burrat dhe grate”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët e Shqipërisë. (këtu)Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundit: Burri vret të fejuarin e ish të dashurës dhe më pas veten”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni, ku një burrë ka vrarë të fejuarin e ish-të dashurës dhe më pas veten”. Duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, portali “kosova-sot.info” numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë. (këtu)Përmbajtje e paverifikuarLlogaria me emrin “r/kosovo” në platformën për grumbullimin e lajmeve sociale “Reddit”, ka publikuar me datë 16 korrik katër dokumente, në të cilat thuhet se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia. Dyshimet e para për këto dokumente vijnë nga fakti se, të njëjtave u mungojnë logot e institucioneve të përfolura, si Ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve apo qeverive respektive. Një platformë online turke e quajtur DefenceTurk.net, ka publikuar një artikull në lidhje me këtë lajm duke iu referuar publikuesve, siç i quan ajo “media sociale dhe blogje me bazë në Kosovë”. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës e ka demantuar vërtetësinë e këtyre dokumenteve. (këtu)Avni Zogiani, zëvendësministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një interpretim të raportit vjetor të çrregullimit informativ në Kosovë të publikuar nga hibrid.info. Zogiani, duke u bazuar në disa raportime të gabuara të mediave se për veriun keqinformuan 58% e medieve në gjuhën shqipe, në statusin e tij bërë një përshkrim të gabuar duke pretenduar se “58% e raportimeve rreth veriut në gjuhen shqipe kanë qenë fake news ose keqinformim”. Në raportin e hibrid.info thuhet se 58% e keqinformimeve për veriun janë publikuar nga publikues në gjuhën shqipe (e jo vetëm media), 39% nga ato në gjuhën serbe. (këtu)Lajm i rremëLlogari në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti afër një helikopteri ushtarak. Në mbishkrimin e kësaj fotografie pretendohet se për herë të parë Kosova po bëhet me helikopter. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi, e cila është e vjetër, e shkrepur në korrik të vitit 2021. (këtu)Në median sociale “Telegram” është publikuar një postim që pretendon për prezencën e dronëve (së paku 5) mbrëmë (21 korrik) në veri të Kosovës që, siç thuhet, nuk janë të KFOR-it por të shqiptarëve. Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore) ka pretenduar se “më shumë dronë fluturojnë mbi veriun e Kosovës sesa në Ukrainë, lind pyetja, cili është funksioni i KFOR-it në Kosovë?”,  duke nënkuptuar se dronët i takojnë njësive të sigurisë së Kosovës dhe pse KFOR-i po e lejon fluturimin e tyre mbi hapësirën ajrore në veri. Ky pretendim i publikuar nga ky kanal nuk bazohet në ndonjë burim kredibil për pretendimin e bërë. (këtu)Teori konspirativeMediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull (19 korrik) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (përfshirë edhe Behgjet Pacollin) është duke e krijuar një parti politike në Beograd. Siç pretendon gazeta duke u bazuar në informacione të veta, avokati Çedomir Stojkoviq dhe politikani Boban Bogdanoviq, së fundmi kanë vizituar Prishtinën me synimin që të marrin mbështetje financiare nga përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës për themelimin e një partie politike euroatlantike në Serbi. Ky artikull në ueb-faqen e mediumit mbanë titullin “PLANI I FERRIT: Kurti dhe Pacolli po krijojnë parti në Beograd! Ndërkaq në ballinën e gazetës së të mërkurën (19 korrik) mbanë titullin “Kurti po krijon parti në mes të Beogradit”. Përkundër që mediumi, siç thotë, bazohet në informacione të veta, nuk ofrohet ndonjë fakt kredibil për pretendimin e bërë. (këtu)

Exit mobile version