kosovofacts Blog BallinaBottom Gjendja me trajtimin e mbeturinave në Kosovë (2023)
BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

Gjendja me trajtimin e mbeturinave në Kosovë (2023)

Përgatiti: Fatbardh Dema

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) më 17 tetor të këtij viti, ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin referues 2023, si anketë e rregullt vjetore.

Qëllimi i këtij hulumtimi, sipas ASK-së, është që të sigurohen të dhëna të qëndrueshme statistikore për sektorin e mbeturinave në Kosovë.

Rezultatet e paraqitura në këtë publikim, thotë ASK, ofrojnë burim të rëndësishëm statistikor të gjendjes aktuale të këtij sektori.

Metodologjia e përdorur për realizimin e anketës së lartpërmendur është në përputhje me Ligjin për Mbeturinat në Kosovë (Nr. 02/L-30 dhe Nr.04/L-60), si dhe me rregulloret dhe rekomandimet e BE-së (me Rregulloren (EC) Nr. 2150/2002 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të 25 nëntorit 2002 mbi statistikat e mbeturinave dhe Listën Evropiane të Kodeve të Mbeturinave).

Rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara 2023 Tabela më poshtë tregojnë sasinë e mbeturinave të ricikluara, të sterilizuara (në impiantet adekuate për sterilizim), të deponuara dhe gjithsej sasinë e mbeturinave të trajtuara në vitin 2023.

Tab. 1: Mbeturinat e trajtuara sipas llojit në vitin 2023/t

Të dhënat në tabelën 1 tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave të ricikluara ka qenë 25,736 ton, sasia e mbeturinave të sterilizuara (sqarim: në kategorinë mbeturina të sterilizuara janë përfshirë të dhënat e mbeturinave medicinale-spitalore nga institucionet shëndetësore; Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), si dhe nga spitalet regjionale të Kosovës (Gjilan, Prizren, Gjakovë Ferizaj, Pejë, Vushtrri dhe Mitrovicë)), ka qenë 2,540 ton. Ndërsa gjithsej sasia e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara në vitin 2023 ishte 518,592 ton, krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rënie të lehtë prej -0.5 %.

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, (të ricikluara dhe sterilizuara) e shprehur në përqindje për vitin 2023 ishte si vijon:

  • Mbeturina nga plastika 14.9 %
  • Mbeturina nga metalet 16.4 %
  • Mbeturina medicinale-spitalore 9.0 %
  • Mbeturina nga letra dhe kartoni 59.7 %

Fig. 1: Struktura e mbeturinave të trajtuara sipas llojit të trajtimit 2023 (%)

Tab. 2: Të dhënat e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara në vitin 2023/t

Nga të dhënat në tabelën 2 vërehet se gjithsej sasia e mbeturinave të deponuara në vitin 2023 ka qenë 490,316/t, krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rënie të lehtë prej -1.4 %, ndërsa krahasuar sipas regjioneve sasia më madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë në deponinë sanitare në regjionin e Prishtinës (Mirash), 176 986/ t ose 36.1%.

Fig. 2: Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara, 2023 (%)

ASK thotë se objektivi i Anketës së Mbeturinave të Trajtuara 2023 ishte që të sigurojë informacion mbi statistikat e mbeturinave sipas kategorive, si vijon:

  • Sasinë e mbeturinave të deponuara
  • Sasinë e mbeturinave të ricikluara dhe
  • Sasinë e mbeturinave të sterilizuara

AMT 2023, ka për qëllim: grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë regjionale, objektet e trajtimit të mbetjeve spitalore, sterilizimi), sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore për sektorin e mbeturinave dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara.

Gjithashtu, me publikimin e AMT 2023, janë përmbushur kërkesat e shfrytëzuesve për statistikat e mbeturinave të trajtuara në nivel vendi.

Exit mobile version