kosovofacts Blog Ballina Pjesëmarrja e Kosovës në samitet e Komunitetit Politik Evropian
Ballina BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Politikë

Pjesëmarrja e Kosovës në samitet e Komunitetit Politik Evropian

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Më 16 maj 2025, Tirana u bë mikpritësja e takimit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), një ngjarje që bashkoi liderët më të rëndësishëm të kontinentit me temën: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët.”

Kjo platformë, është krijuar për të nxitur dialogun politik, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve evropiane dhe nuk synon të zëvendësojë ndonjë strukturë ekzistuese, por të krijojë një hapësirë të përbashkët ku mund të adresohen sfidat e përbashkëta të rajonit.

Takimi parashihej të niste me një seancë plenare, ku liderët do të diskutojnë sfidat aktuale të sigurisë dhe nevojën për një vizion të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Debatet do të fokusuan jo vetëm në çështjet gjeopolitike, por edhe në thellimin e bashkëpunimit përballë krizave të njëpasnjëshme që po e testojnë unitetin evropian.

Më pas, zhvillimi i tre tryezave të nivelit të lartë ndan pjesëmarrësit në diskutime të specializuara:

  • Siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike, me vëmendje të veçantë ndaj luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës;
  • Konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike, një temë gjithnjë e më e rëndësishme në një treg global gjithnjë më të paqëndrueshëm;
  • Sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve, që përbëjnë një pikë kyçe për të ardhmen e kontinentit.

Takimi në Tiranë bashkëkryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim morën pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë:

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe shtete të tjera evropiane si Shqipëria, Kosova, Serbia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Norvegjia, Zvicra, Gjeorgjia*, dhe të tjera.

Kosova në këtë takim u përfaqësua nga Vjosa Osmani, presidentja e vendit (shih këtu).

Ky ishte takimi i gjashtë me radhë i Komunitetit Politik Evropian, pas mbledhjeve të mëhershme, përfshirë ato të 18 korrikut dhe 7 nëntorit 2024. Takimi i radhës do të mbahet në Danimarkë, në vjeshtën e vitit 2025, ku diskutimet do të vazhdojnë mbi bazën e përfundimeve të nxjerra në Tiranë.

Ku janë mbajtur pesë takimet e mëparshme të Komunitetit Politik Evropian dhe kush e ka përfaqësuar Kosovën në to?

Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt më 6 tetor 2022 në Pragë dhe mblodhi së bashku liderë nga i gjithë kontinenti në një frymë uniteti, përpara takimit informal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Nisma synonte të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e kontinentit evropian.

Dy temat që dominuan diskutimet e liderëve në këtë takim ishin: paqja dhe siguria, me theks të veçantë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza energjetike, e cila kishte filluar të godiste rëndë vendet evropiane në atë periudhë

Takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian u zhvillua (1 qershor, 2023) në Kalanë Mimi në Bulboacë, Moldavi, duke mbledhur së bashku liderë nga i gjithë kontinenti.

Takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt disa muaj më vonë, 5 tetor 2023 – Granada, Spanjë ku mblodhi sërish liderët nga i gjithë kontinenti, duke vijuar mbi bazën e diskutimeve dhe arritjeve të dy takimeve të mëparshme.

Në qendër të diskutimeve ishte mënyra se si Evropa mund të bëhet më e qëndrueshme, më e begatë dhe më gjeostrategjike përballë sfidave të shumta.

Takimi në Granada ishte zhvillua përpara mbledhjes informale të Këshillit Evropian, duke e përforcuar edhe më shumë karakterin e tij si një platformë gjithëpërfshirëse për koordinim politik në nivel kontinental.

Dy takimet e fundit para këtij të Shqipërisë u zhvilluan në vitin 2024. Njëri takimi i Komunitetit Politik Evropian, u mbajt më 18 korrik 2024 – Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë këtij takimi, liderët ri konfirmuan mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe zhvilluan diskutime mbi disa nga temat më të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit, si:

  • energjetika dhe ndërlidhja
  • siguria dhe demokracia
  • migrimi

Ndërsa tjetri u mbajt më 7 nëntor 2024 në Budapest të Hungarisë.

Në këtë takim, liderët diskutuan mbi sfidat e sigurisë së Evropës, me fokus të veçantë në:

  • luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës,
  • përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme,
  • migracionin e parregullt,

si dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike dhe ndërlidhjen në sektorë të tillë si energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe tregtia globale.

Gjithashtu, marrëdhëniet BE-SHBA ishin një nga temat kryesore të diskutimit, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit është mundësuar pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin, dhe në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës (shih këtu).

Kosova ka marrë pjesë në të gjashtë takimet dhe në të gjitha rastet është përfaqësuar nga presidentja Osmani (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version