I lindur në Basel të Zvicrës nga prindër shqiptarë të Kosovës, Granit Xhaka po e shijon ndoshta pjesën finale të karrierës, në Gjermani.
Mesfushori sulmues i Kombëtares së Zvicrës është pjesë e ekipit Bayer Leverkusen të udhëhequr nga Xabi Alonso, i vetmi ekip në Evropë që nuk ka asnjë humbje në këtë sezon. Për dallim prej shpërthimit me gola dhe asiste, në vitin e fundit në Arsenal, Xhaka nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezonë në Leverkusen, por është lideri i padiskutueshëm e “i padukshëm” i skuadrës gjermane.
Xhaka, bashkë me Shaqirin, ka qenë për shumë vjet një nga figurat kryesore të Kombëtares helvetike, duke e udhëhequr në një sërë suksesesh. Kalimi në klubin e Premier Ligës, Arsenal nga Borussia Monchenglabach është suksesi më i madh. Aty e ka ndihmuar klubin londinez të fitojë dy herë FA Cup. Por, një periudhë e vështirë me tifozët bëri që qëndrim i tij të mos jetë aq gjatë sa kishte planifikuar.
Xhaka mbanë një lidhjetë ngushtë me Kosovën, dhe në një intervistë me The Guardian kishte treguar se si e kaluara e tij familjare, e ka ndihmuar në formimin e karakterit të fortë që e ka. (ketu)
Më së shumti gola në karrierë ka shënuar për ekipin londinez të Arsenalit, gjithsejt 17 në 225 paraqitje në të gjitha garat.
Me Kombëtaren e Zvicrës është kapiten dhe një lider tash e një kohë e rrugës së Helvetikëve në pjesëmarrjet në garat evropiane dhe botërore. Nga 121 paraqitje që ka pasur, ka shënuar 14 gola, duke përfshirë një super gol me Serbinë, në Botërorin e Rusisë, në vitin 2018.
Bashkë me Shaqirin, ai u dënua për gjestin me shqiponjë nga ana e UEFA-s. Xhaka është gjithashtu i përfshirë në filantropi, duke ndihmuar të rinjtë dhe futbollin e Kosovës.