1989 – Presidenti serb, Sllobodan Milloseviq i heq autonominë brenda Jugosllavisë, Kosovës
1991– Kosova organizon referendumin për pavarësi, me 97 % të votave për – askush nuk e njeh
1992 – Ibrahim Rugova zgjedhet president i Kosovës, në atë që tani është “shtet paralel”, për t’i bërë ballë Serbisë. Rugova udhëheq politikën paqësore për të fituar pavarësinë nga Serbia
1994 – Celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, formacionit gueril që do të luftojë Serbinë duke thënë që politika paqësore ka dështuar.
1997 – Më 28 nëntor, në varrimin e mësuesit, Halit Geci ndodhë paraqitja e parë publike e UÇK-së
Shkurt 1998 – Nis lufta frontale në Kosovë, me dy masakra ndaj civilëve ne Likoshan dhe Qirez, në rajonin qendror të Kosovës, Drenicë
Mars 1998 – Forcat serbe vrasin 59 anëtarë të familjes Jashari, në Prekaz të Drenicës në një luftw dy-ditore të udhëhequr nga njëri prej themeluesve të UÇK-së, Adem Jashari
Janar 1999 – Serbia kryen masakrën e Recakut. Një mision verifikues i OSBE-së dhe kreu i saj, William Walker e quajnë “një krim i papërshkrueshëm, një krim i qartë kundër njerëzimit”. 42 civilë vriten, kjo e shtyn bashkësinë ndërkombëtare të veprojë për të ndalur luftën.
24 mars 1999 – NATO-ja nis fushatën ajrore kundër Jugosllavisë, duke goditur caqe ushtarake dhe policore në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Forcat serbe hakmerren duke kryer një sërë masakrash ndaj civilëve, duke përfshirë atë të Mejes, në prill 1999, ku vranë 377 njerëz në një ditë të vetme. Më shumë se 800.000 njerëz u detyruan të ikin dhe u shndërruan në refugjatë, kryesisht në Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe disa në Mal të Zi.
12 qershor 1999 – Lufta përfundon me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, në atëherë Maqedoni, ndërmjet NATO-s dhe Jugosllavisë. Të gjitha trupat serbe tërhiqen nga Kosova dhe NATO-ja me misionin e vet, KFOR e merr përsipër ofrimin e sigurisë për Kosovën. Tani Kosova është protektorat ndërkombëtar i OKB-së, që e quan misioni e vet UNMIK, dhe ka një shef që quhet “Administratori i OKB-së për Kosovën”.
Verë/Vjeshtë 1999 – Disa krime hakmarrëse ndodhin, duke përfshirë vrasjen e serbëve, si dhe romëve e shqiptarëve që shiheshin si bashkëpunëtorë të Serbisë.
2001 – Zgjedhjet e para parlamentare dhe lokale organizohen, por Administratori i OKB-së ka fuqi vetoje mbi cdo vendim që marrim autoritetet lokale. Serbët nisin krijimin e “strukturave paralele” në komunat ku janë shumicë.
2004 – Ndodhin “trazirar e marsit”, pasi që 3 fëmijë shqiptarë vdesin duke u mbytur në lumin Ibër. Televizioni publik, RTK raporton se ata ishin ndjekur nga disa serbë me qen, që nxitë reagime të dhunshme të publikut. 19 njerëz, 11 shqiptarë dhe 8 serbë vriten në përplasjet me forcat e NATO-s. Kishat ortodoske serbe vandaliziohen në gjithë Kosovën.
2006 – Vdes në Hagë, Slobodan Miloseviq, ish-presidenti i Jugosllvaisë, që po gjykohej me akuza për krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Disa zyrtarë të lartë serbë dënohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi (ICTY) për krime lufte kundër populatës civile në Kosovë. Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ish-ministri, Fatmir Limaj shpallen të pafajshëm për akuzat për krime lufte
https://www.icty.org/en/press/five-senior-serb-officials-convicted-kosovo-crimes-one-acquitted
2006 – Nisin në Vjenë bisedimet për statusin e Kosovës. OKB-ja e emëron ish-presidentin finlandez, Maarti Ahtisaari për të ndërmjetësuar bisedimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në vitin 2007 ai propozon “pavarësi të mbikëqyrur”. Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund të votojë propozimin, për shkak të kërcënimit të vetos ruse.
17 shkurt, 2008 – Kosova e shpallë pavarësinë. 109 deputetë votojnë në favor. Deputetët serbë e bojkotojnë seancën. Serbët në veri djegin pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. I vihet zjarr Ambasadës së SHBA-së në Beograd. Serbia thotë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë ka mbështetjen e Rusisë. SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe të tjera shtete perëndimore e njohin shtetësinë e Kosovës.
2010 – Periudha e pavarësisë së mbikëqyrur përfundon, dhe tani institucionet e Kosovës janë krejtësisht të pavarura.
Shkurt 2011 – Biznismeni politikan, Behgjet Pacolli zgjedhjet Presidenti i Kosovws, nw njw votim qw Gjykata Kushtetuese e rrwzon pas njw muaji
Mars 2011 – Nën ndërmejtësimin e BE-së nisin bisedimet e para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë- në mënyrë që të “normalizohen” marrëdhëniet.
Prill 2011 – Atifete Jahjaga votohet Presidente e Kosovws, pas njw marrwveshje politike mes PDK-sw, AKR-sw dhe LDK-sw. Gruaja e parw nw historinw e Kosovws qw mbanw njw pozitw tw tillw, dhe vjen nga radhwt e Policisw sw Kosovws
Korrik 22, 2011 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pyetja ishte shtruar nga ish-ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic .Vendimi është këshilldhënës dhe nuk ka efekt ligjor.
26 korrik 2011 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci nis një aksion për vendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veriun e vendit, duke vendosur masa sanksionuese tregtare ndaj Serbisë. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi vritet në aksion.
2013 – Marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë nënshkruhet në Bruksel. Për herë të parë, serbët e Kosovës marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe nacionale, me sistemin e Kosovës. Kryetarë legalë komunash u zgjodhën në 10 qytete me shumicë serbe, 4 në veri dhe 6 të tjera në jug dhe lindje të vendit. Pika kryesore e Marrëveshjes ishte krijimi i Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe, që do t’u ofronte më shumë autonomi serbëve lokalë. Marrëveshjet u nënshkruan nga kryeministri Thaci i Kosovës, dhe kryeministri Dacic i Serbisë.
Dhjetor 2013 – Organizohen zgjedhjet lokale. Vetëvendosje fiton për herë të parë në Prishtinë, dhe Shpend Ahmeti zgjedhet kryetar i kryeqytetit.
Qershor 2014 – Organizohen zgjedhjet nacionale. PDK-ja e Hashim Thacit del në vendin e parë, por asnjë parti politike nuk dëshiron të krijojë qeveri me të. LDK, AAK, Nisma dhe më vonë Vetëvendosje krijojnë “Bllokun”, në përpjekje për të dërguar PDK-në në opozitë. Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë partisë së parë që të nominojë Kryetarin e Kuvendit
Dhjetor 2014 – Lidhja Demokratike e Kosovës largohet nga “Blloku” dhe pajtohet për koalicion me PDK-në. Isa Mustafa votohet për kryeministër
2015 – Një marrëveshje e re nënshkruhet në Bruksel, e ndërmjetësuar nga BE-ja, për statutin e Asocacionit të Komunave me shumicë Serbe. Në të thuhet se legaliteti i statutit, duhet të vërtetohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që gjen 23 shkelje.
2015-16 – Partia kryesore opozitare, Vetëvendosje organizon protesta të dhunshme në rrugët e Prishtinës kundër krijimit të Asociacionit, duke thënë se ai do ta ndante Kosovën në linja etnike, dhe do t’i jepte rol Serbisë në cështjet e brendshme të Kosovës. Ata, bashkë me të tjera parti politike opozitare, gjuajnë gaz lotsjellës në Kuvend për të parandaluar votimin e Asociaiconit, si dhe të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.
https://www.youtube.com/ëatch?v=iS2ZChTCZxQ
https://www.youtube.com/ëatch?v=OSiH5xbdoZg
Gusht 2015 – Kuvendi i Kosovës e voton krijimin e Gjykatës Speciale, me 2/3 të votave, dhe nën presion të madh ndaj deputetëve të partisë në pushtet, PDK. Gjykata do të funksionojë me ligjet e Kosovës, dhe do ta ketë selinë në Hagë. Puna e saj do të koncentrohet në gjetjet e raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty
Korrik 2016 – Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike për herë të parë. Majlinda Kelmendi në xhudo fiton medaljen e artë, në ‘Rio 2016”
Tetor 2019 – Vetëvendosje e Albin Kurtit del e para në zgjedhje për herë të parë në historinë e saj, por duke fituar vetëm 1 % më shumë sesa LDK-ja. Pas disa muajsh negociatash, partitë arrijnë marrëveshje për krijimin e qeverisë së koalicionit me kryeministër, Albin Kurtin.
Mars 2020 – Lidhja Demokratike e Kosovës i bashkohet opozitës për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Kurti, pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, që përfshinte ndalimin e hyrjes në Kosovë të mallrave serbe.
Qershor 2020 – Votohet një qeveri e re. Ajo udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së. Në shtator, ai takohet me presidentin serb, Vuciq në Shtëpinë e Bardhë, ku nënshkruajnë një marrëveshje për “normalizimin ekonomik”. Izraeli e njeh pavarësinë e Kosovës, falë ndërmjetësimit të Presidentit Trump.
Nëntor 020 – Hashim Thaci, president i Kosovës, dhe ish-kryetar i PDK0së, akzuohet për krime luftë nga Gjykata Speciale në Hagë dhe jep dorëheqje nga posti, Gjykimi ndaj tij dhe Kadri Veselit (ish-kryetar Kuvendi, PDK), Jakup Krasniqit (PDK/NISMA) dhe Rexhep Selimit (Vetëvendosje) po vazhdon.
Shkurt 2021 –Mbahen zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Vetëvendosja e Albin Kurtit i fiton 51 % të votave, dhe është në gjendje të krijojë qeverinë i vetëm. Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, votohet për Presidente të Kosovës, pasi që garoi në një listë të përbashkët anti-korrupsion me Vetëvendosjen e Kurtit. Kryeministrri thotë se dialogu me Serbinë nuk është në listën e prioriteteve të tij.
2022 – Kurti takohet me presidentin serb, Vucic për ta rinisur dialogun. Ai thotë se interesi i tij i vetëm është njohja e ndërsjellë, teksa Vuciqi thotë se kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Korrik 2022 – Policia e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit për targat, që nënkupton mosnjohjen e atyre të lëshuara para luftës, si PR, UR, KM. U jep afat disa mujor serbëve që t’i konvertojnë në RKS, por serbët lokalë rezistojnë dhe tensionet rriten në veri
5 nëntor 2022 – 4kryetarët serbë të veriut japin dorhëheqje, Nga postet e tyre largohen edhe deputetët serbë të Kuvendit, si dhe policët, gjyqtarët dhe prokurorët serbë të veriut. Presidentja Osmani paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat, në dhjetor.
Dhjetor 2022 – Serbët në veri vendosin barrikada, duke thënë se ndjehen nën presion nga Qeveria për ID-të dhe targat. Një granatë dore gjuhet në drejtim të zyres së Komisionit Komunal Zgjedhor, KKZ në Mitrovicën Veriore. Presidenca dhe qeveria i shtyjnë zgjedhjet, pas thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare
Shkurt 2023/Mars 2023 – Një marrëveshje e re, e bazuar në propozimin e njohur si “franko-gjerman”, arrihet në Bruksel, më 27 shkurt. Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore arrihet pajtim për Aneksin e Implementimit. Serbia refuzon nënshkrimin. Marrëveshja dhe Aneksi parashohin që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra-tjetrës, kurse Kosovës i jepet obligim që të nisë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vucic thotë se nuk do të njohë pavarësinë dhe as nuk do te lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Prill 2023 – Mbahen zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës. Serbët i bojkotojnë ato, pas instruksioneve nga Lista Serbe dhe Beogradi. 4 shqiptarë zgjedhen kryetarë, me 3 % pjesëmarrje.
Maj 2023 – Kryetarët shqiptarë betohen dhe hyjnë në zyret e tyre në 4 komunat. Në protestën më 29 maj, mbi 30 ushtarë të KFOR-it plagosen në përleshjet me serbët protestues. Kryetari i Lepsoaviqit ngujohet në zyrën e tij, kryetarët e Zubin Potokut dhe Zvecanit punojnë nga fshatrat e tyre. Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk ka pengesa për të punuar nga zyra e tij.
Shtator 2023 – Policia e Kosovës lufton në fshatin Banjskë të Zvecanit me një grup paramilitar dhe të armatosur serb. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri, Afrim Bunjaku vritet në aksion. Policia vret 3 pjesëtarë të grupit, dhe arreston 3 të tjerë. Pjesa tjetër e grupit ikën në Serbi. Qeveria fillmisht e quan “sulm terrorist”, kurse më pas thotë që ishte plan i Serbisë për okupimin e pjesës veriore të Kosovës.
Dhjetor 2023 – Serbia i pranon targat RKS të Kosovës, dhe lejon qarkullimin e tyre në territorin e saj, duke bërë që serbët të paisjen me to
Janar 2024 – Hyn në fuqi liberalizim i vizave për Kosovën.