Një nga temat kryesore që është përdor për keqinformim është konflikti Izrael-Hamas, i nisur me 7 tetor të këtij viti. Ashtu si ngjarja ndërkombëtare e luftës në Ukrainë që në vitin 2022 ishte një nga temat kryesore të keqinformimit, në vitin 2023 konflikti Izrael-Hamas është përdor për keqinformim nga llogari dhe faqe të ndryshme në mediat sociale.
Me nisjen e konfliktit Hamas-Izrael, në rrjet filloi edhe shpërndarje e imazheve të ndryshme që pretendonin të paraqisnin pamje nga sulmet e këtij konflikti, sulme këto që filluan me 7 tetor 2023 dhe po vazhdojnë ende. Në mesin e keqinformatave kishim fotografi dhe imazhe të ndryshme me pretendimin se paraqesin gjendjen nga ky konflikt. Këto përmbajtje mund të klasifikohen në disa kategori sa i përket përmbajtjeve, ku mbizotëruan imazhet e vjetra dhe ato të gjeneruara me inteligjencë artificiale.Imazhe të vjetraNë mesin e fotografive dhe imazheve të cilat janë publikuar dhe shpërndarë në mediat sociale ndërlidhur me konfliktin kanë mbizotëruar imazhet e vjetra nga konfliktet dhe protestat e zhvilluara ndër vite.Pra, në mesin e imazheve janë publikuar fotografi të ndryshme të bombardimeve, hedhjes së raketave, paradave ushtarake, pamje të tuneleve të ndryshme dhe imazhe të ngjashme, për të cilat u pretendua se paraqesin gjendjen aktuale të konfliktit. (këtu, këtu, këtu)Po ashtu, u publikuan edhe imazhe dhe fotografi të ndryshme nga protesta të zhvilluara në mbështetje të palestinezëve, të cilat ishin të vjetra, por që u publikuan me pretendimin se paraqesin protesta aktuale lidhur me konfliktin Izrael-Hamas. (këtu, këtu)Imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificialeNë mesin e imazheve që paraqisnin pamje të vërteta nga konflikti, kishte edhe të atilla të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, imazhe këto të pretenduara si reale. Duke krijuar imazhe që aludonin në pamje aktuale të gjendjes në Gaza, njerëz nën gërmadha, mbështetje e dhënë ndaj Hamas-it, ato që dominojnë edhe sot janë imazhet e gjeneruara nga AI duke paraqitur fëmijë nga konflikti atje. Mund të thuhet që ky është konflikti i parë që gjenerohen imazhe totale me inteligjencë artificiale, përderisa për luftën në Ukrainë kishte imazhe të edituara (montuara).Gjatë analizimit të një fotografie të shpërndarë në Facebook, ku shihen dy mjekë duke kryer një operacion në një objekt të shkatërruar, pretendohet se është pamje aktuale në Palestinë. Ndonëse në pamje të parë mund të duket si e vërtetë, me analizimin në detaje të saj vërehen ndërhyrje të AI nga shtrembërimet dhe pamjet e paqarta të imazhit. (shih këtu)Por ky nuk është imazhi i vetëm i shpërndarë që është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, shembull tjetër është edhe fotografia ku shihen dy fëmijë duke u lutur për nënën e tyre të vdekur (shih këtu), imazhi i një burri me 5 fëmijë në mes gërmadhash (shih këtu), imazhe të fëmijëve që gjinden në mes gërmadhash (shih këtudhe këtu), ajo e trupit të një personi nën gërmadha (shih këtu) dhe shpalosja e flamurit të Palestinës nga tifozët e Atletico Madrid. (shih këtu)Fotografi tjetër është edhe ajo e dy ushtarëve duke drejtuar revolen drejt një fëmije. Shtrembërimet në duart, gishtërinjtë e sytë e personazheve asocojnë në atë që është e krijuar me Inteligjencë Artificiale (shih këtu)Imazhe nga lufta në Siri dhe tërmeti në TurqiLidhur me konfliktin Izrael-Hamas janë publikuar edhe imazhe të ndryshme nga lufta në Siri dhe tërmeti i 6 shkurtit 2023 në Turqi me pretendimin se paraqesin pamje nga ky konflikt.Fotografia që shfaq një grua duke zbritur shkallëve në një ndërtesë të shkatërruar (këtu), video-material në të cilën paraqitet një pjesë e një qyteti të shkatërruar (këtu), video-material në të cilin paraqiten pamje të dy fëmijëve të gjakosur në fytyrë (këtu), një fëmijë i plagosur (këtu), pamje këto, që pasi u verifikuan, dolën të jenë nga lufta në Siri.Në kuadër të pamjeve keqinformuese të publikuara lidhur me konfliktin Izrael-Hamas, gjenden edhe imazhe të qyteteve të shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi, nëpërmjet së cilave u pretendua se paraqesin gjendjen e shkatërruar të Gazës. (këtu, këtu)