kosovofacts Blog Ballina Kosova në procesin e anëtarësimit në BE: Përparimet dhe sfidat
Ballina BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Politikë

Kosova në procesin e anëtarësimit në BE: Përparimet dhe sfidat

Përgatiti: Festim Rizanaj

Në vlerësimin e vitit 2024, Kosova është cilësuar si pjesërisht e përgatitur për të përmbushur obligimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në raportin e titulluar EU KOSOVO SCORECARD 2024, të publikuar nga Instituti Evropian i Politikave të Kosovës (European Policy Institute of Kosovo) i cili vlerëson nivelin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet se vendi ka shënuar përparim në dy kapituj të rëndësishëm:

  • Kapitulli 19: Politikat sociale dhe punësimi
  • Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria

Fushat ku Kosova është më e përgatitur për anëtarësim Kosova ka treguar nivelin më të lartë të përgatitjes në disa kapituj kyç:

  • Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime
  • Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit
  • Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale
  • Kapitulli 9: Shërbimet financiare
  • Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare
  • Kapitulli 20: Politika industriale dhe ndërmarrjet
  • Kapitulli 29: Bashkimi doganor

Sfidat më të mëdha në procesin e anëtarësimit Megjithatë, Kosova mbetet më pak e përgatitur në disa fusha të tjera, të cilat kërkojnë reforma të thella:

  • Kapitulli 13: Peshkimi dhe akuakultura
  • Kapitulli 14: Politika e transportit
  • Kapitulli 22: Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
  • Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi
  • Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
  • Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit
  • Kapitulli 30: Marrëdhëniet e jashtme

Përparimi krahasuar me vitin e kaluar Gjatë vitit 2024, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në shtatë kapituj:

  • Kapitulli 9: Shërbimet financiare
  • Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural
  • Kapitulli 12: Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare
  • Kapitulli 14: Politika e transportit
  • Kapitulli 19: Politikat sociale dhe punësimi
  • Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
  • Kapitulli 29: Bashkimi doganor

Nga ana tjetër, përparimi ka qenë më i ngadalshëm në shtatë kapituj të tjerë, ku reformat nuk kanë avancuar me të njëjtin ritëm:

  • Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave
  • Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime
  • Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit
  • Kapitulli 6: E drejta e ndërmarrjeve
  • Kapitulli 20: Politika industriale dhe ndërmarrjet
  • Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi
  • Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura

Në përgjithësi, viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian, por mbeten sfida të konsiderueshme që kërkojnë përkushtim dhe reforma të thella për të përmbushur standardet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version