Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve dezinformues dhe lajmeve të rreme në ekosistemin keqinformues në Kosovë.
Artikuj dezinformues kishin të bënin me mediat ruse lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” dhe pretendimin e pabazuar për transplantim ilegal të organeve në Ukrainë, ta krahasojë me një pretendim tjetër të ngjashëm, jo të konfirmuar që ndërlidhet me skenarin e “Shtëpisë së Verdhë” gjatë luftës në Kosovë.
Lajmet e rreme kishin të bënin me pretendimin se Albin Kurti do të takohet me Kamala Harris, për përhapjen e këtij virusi, me emrin “Axar”, madje duke e cilësuar si pandemi; për vrasje të serbëve në veri.
Gabim rreth mbylljes së përkohshme të një rruge në Prishtinë.
Përmbajtje e pa verifikuar me pretendimin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka propozuar James C. O’Brien si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, për të zënë vendin e Gabriel Escobar; dhe fotografi të Policisë së Kosovës në veri.
Spin nga mediumi rus “Sputnik” në shërbimin serbisht ka publikuar një anketë lidhur me mesazhin politik të stërvitjeve të mëdha të NATO-s në Kosovë?
Përmbajtje e pa verifikuar/Teori konspirative lidhur me mbishkrimin “UÇK” në një vendbanim me shumicë serbe.
Manipulim i fakteve nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023”.
Gabim
Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar një artikull me titull “Kjo rrugë mbyllet përkohësisht sot në Prishtinë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në këtë artikull paraqitet një fotografi e rrugës “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa në përmbajtje bëhet fjalë për mbylljen e rrugës “Agim Ramadani”. (këtu)
Përmbajtje e pa verifikuar
Disa portale informative kanë publikuar një artikull me pretendimin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka propozuar James C. O’Brien si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, për të zënë vendin e Gabriel Escobar. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga disa portale, është i pasaktë. Kjo për faktin se Gabriel Escobar mban pozitën si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Ndërsa, pozitën si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, e ka mbajtur Karen Donfried, të cilën pritet ta zëvendësojë James C. O’Brien pas konfirmimit të propozimit nga Senati amerikan. (këtu)
Portali informativ “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar disa fotografi, të cilave u ka vënë mbishkrimin “Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri”. Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se njëra nga këto fotografi që paraqet dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK) të cilët shihen duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, është e realizuar në vitin 2018. Pra, portali i lartcekur ka vënë një fotografi të vjetër duke pretenduar se e njëjta është realizuar gjatë ditës së djeshme (26 maj) në veri të Kosovës. (këtu)
Lajm i rremë
Llogaria në TikTok me emër “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material, në të cilin pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Kamala Harris. Në këtë video-përmbajte shfaqe imazh me mbishkrim ku thuhet se kryeministri i Kosovës do të takohet të hënën me zëvendëspresidenten e SHBA-ve, Kamala Harris. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se, paralajmërimi për një takim ndërmjet Kurtit dhe Harris-it, është i më hershëm dhe se nuk pritet të ndodhë takim në ditën e sotme. (këtu)
Një imazh i tymit të zi që ngrihet pranë një ndërtese me pamje burokratike u përhap në mediat sociale, me pretendimin se tregoi një shpërthim pranë Pentagonit. Shpërthimi i demantua nga organet kompetente në SHBA ndërsa imazhi u deshifrua në ekspertë të verifikimi të fakteve. Ekspertët e dezinformimit thonë se imazhi i rremë ka të ngjarë të jetë krijuar duke përdorur programe gjeneruese të inteligjencës artificiale, të cilat kanë lejuar pamje gjithnjë e më realiste, por shpesh herë me të meta, të vërshojnë internetin kohët e fundit. (këtu)
Janë publikuar video-materiale në TikTok nga llogaria me emër “kijameti2024”, në të cilat pretendohet për ekzistencën e një virusi. Video-materialet e publikuara në 24 orëshin e fundit, paralajmërojnë për përhapjen e këtij virusi, me emrin “Axar”, madje duke e cilësuar si pandemi. Edhe pse nuk është hera e parë që hibrid.info ka hasur në të njëjtin pretendim, edhe këtë herë ka verifikuar dhe vërtetuar faktet për ta hedhur poshtë pretendimin e ngritur përmes këtyre video-materialeve. (këtu)
Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar dje (26 maj) dy video-materiale me pretendime të ngritura në përshkrimet: “vriten tre serbë në Mitrovicë nga njësia ROSU” dhe “Luftë në Mitrovicë tregohet për të vrarë dhe të plagosur”. Këto pretendime të bëra nga kjo llogari janë të rreme. Kjo u vërtetua nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale. Nga ky kërkim i thellë nuk rezultoi të gjendet asnjë raportim i tillë i publikuar nga burime kredibile që përmbajnë të njëjtat pretendime. (këtu)
Dezinformatë
Mediat ruse Russia Today Balkan dhe Sputnik në shërbimin në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” me nikoqirë Kosovën. Russia Today Balkan dhe Sputnik ngritin pretendimet se “stërvitja e NATO-s me 24.000 ushtarë dhe 1.300 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila po mbahet në territorin e Kosovës, dërgon një sinjal të keq për serbët e Kosovës, veçanërisht në veri”. Pretendimi tjetër ka të bëjë me, siç thuhet, se si kjo stërvitje ushtarake përbënë “shkelje drastike të së drejtës publike ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Sipas atij dokumenti, të vetmet forca të armatosura që mund të gjenden në Kosovë janë KFOR-i. Pra, jo NATO apo FSK dhe sidomos ushtritë e Shqipërisë, Turqisë, Amerikës”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se stërvitjet ushtarake të quajtur “Defender Europe” me një nga nikoqirët Kosovën nuk përbëjnë ndonjë shkelje, dhe se nuk ndërlidhen me serbët e Kosovës. (këtu)
Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Mergimtari.net” ka publikuar një artikull me titull “Vrasje në Podujevë, plagoset me armë një person”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë. Në përmbajtje të artikullit, autori i referohet raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilën thuhet se dje në qytetin e Podujevës, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’. (këtu)
Në mediumin rus “Russia Today” edicioni për Ballkan, saktësisht shërbimi në gjuhën serbe, është publikuar një artikull me deklaratat e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova rreth kryerjes së operacioneve për transplantim të organeve në Ukrainë. Zakharova, përmes kësaj deklarate, synon që pretendimin e pabazuar për transplantim ilegal të organeve në Ukrainë, ta krahasojë me një pretendim tjetër të ngjashëm, jo të konfirmuar që ndërlidhet me skenarin e “Shtëpisë së Verdhë” gjatë luftës në Kosovë. Ajo thotë se “transplantimi i organeve në Ukrainë kërkon vëmendje” pasi që, siç shprehet, “operacione të tilla ‘në terren’ kryheshin edhe nga ‘transplantologë’ të paligjshëm në fund të viteve nëntëdhjetë në Shqipëri”. (këtu)
Spin
Medium rus “Sputnik” në shërbimin serbisht ka publikuar një anketë lidhur me mesazhin politik të stërvitjeve të mëdha të NATO-s në Kosovë? Në listën përzgjedhëse mediumi rus vendos disa pretendime se: shteti i rremë (pra Kosova) do të jetë anëtari i ardhshëm i NATO-s; presion ndaj Serbisë për të hequr dorë nga Kosova; frikësimi i serbëve në Kosovë, dhe manifestim i forcës për të treguar se kush është “shefi” në Ballkanin Perëndimor. Pas verifikimi të fakteve nga hibrid.info është gjetur se qëllimi politik e organizimit të stërvitjeve të përbashkëta të partnerëve dhe aleatëve nuk korrespondon me pretendimet e lartcekura. (këtu)
Clickbait
Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar një artikull me titull “Ngritet alarm, vdes një person nga virusi që shkakton gjakderdhje në sy”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. (këtu)
Manipulim i fakteve
Mediat ruse Russia Today Balkan dhe Sputnik në shërbimin në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” me një nga vend pritësit, Kosovën. Zakharova, nëpërmjet kësaj deklarate, pretendon se zhvillimi i kësaj stërvitjeje ushtarake në Kosovë përbënë një provokim kundrejt serbëve, por edhe një diversion kundër bazave themelore për rregullimin e çështjes së Kosovës. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se stërvitjet ushtarake të quajtur “Defender Europe” me një nga nikoqirët Kosovën nuk ndërlidhen me serbët e Kosovës. (këtu)
Përmbajtje e pa verifikuar/Teori konspirative
Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një komunikatë me pretendimin se, përmes një mbishkrimi “UÇK” në këndin e lojërave për fëmijë në fshatin Uglarë afër Fushë Kosovës, është përhapur mesazh kërcënues nga, siç e quan kjo zyre, “politika shoviniste e Albin Kurtit”. Përmes këtij mbishkrimi, kjo zyre vazhdon me pretendime të pabazuara se, “serbët në Uglarë prej vitesh jetojnë në një mjedis jo mikpritës dhe qëndrimi ndaj tyre është treguesi më i mirë i intolerancës ekstreme të shoqërisë që po ndërton Albin Kurti me bashkëmendimtarët e tij ideologjikë”. Duke u bazuar vetëm në këtë fotografi, kjo zyre ka ngritur një teori se, sipas asaj që thuhet në komunikatë, ky veprim ka për qëllim kërcënimin ndaj fëmijëve serbë. (këtu)