kosovofacts Blog Uncategorized Rishikimi i javës (22-28 gusht 2022): Interpretime të njëanshme të Vuçiqit dhe zyrës për Kosovën, artikuj mashtrues për shitblerje, tituj clickbait për veriun
Uncategorized

Rishikimi i javës (22-28 gusht 2022): Interpretime të njëanshme të Vuçiqit dhe zyrës për Kosovën, artikuj mashtrues për shitblerje, tituj clickbait për veriun

jo javë u karakterizua me artikuj që hidhnin disa pretendime të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në lidhje me disa zhvillime të fundit në Kosovë. Po ashtu pati artikuj mashtrues për shitje të banesave dhe veturave. Clickbait artikuj që raportonin se gjoja po ndodh diçka në veri, zunë vend në media të dyshimta gjatë javës që shkoi.


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pretendon se Policia e Kosovës nuk kanë të drejtë të shtrijnë aktivitetin e tyre në veri të Kosovës pa, siç thotë ai, lejen e kryetarëve të Komunave me shumicë serbe në atë pjesë. Përveç tij, të njëjtin pretendim e bëri edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

https://www.glasamerike.net/a/sjedinjene-drzave-sad-amerika-ambasador-kristofer-hil-balkan-srbija-kosovo-aleksandar-vucic/6712841.html

Hibrid.info ka bërë konsultim me dokumentet zyrtare relevante me këtë çështje, dhe ka gjetur se pretendimi i të parit të Serbisë dhe zyrtarit tjetër të lartë, janë të pasakta.

https://hibrid.info/pretendimet-e-vuciqit-e-petkoviqit-per-pamundesine-e-operimit-te-policise-se-kosove-ne-veri-teresisht-te-sajuara/embed/#?secret=r4Z3isKWL2#?secret=LEiSP5m2NA


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të 21 gushtit pas takimit me disa nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, ka deklaruar se më 31 korrik në Kosovë kishin qëndruar një grup çeçenesh dhe çerkezësh – kundërshtarë të liderit çeçen – Ramazan Kadyrov. Sipas tij, duke u thirrur në informacione të shërbimit sekret serb, detyra e këtyre grupeve ishte eliminimi i serbëve të armatosur në veri të Kosovës, dhe rekrutimi i ushtarëve potencialë për të luftuar në Ukrainë. Pretendimi i Vuçiqit, zuri vend të gjerë në mediat serbe, kryesisht të afërta me pushtetin.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2022&mm=08&dd=21&nav_category=640&nav_id=2200487

Emrat e përmendur nga Vuçiq, që, sipas tij ishin të lidhur grupet çeçene dhe çerkeze në veri, i demantuan ato duke deklaruar se nuk e din për çka po bëhet fjalë dhe se kjo është një provokim i Serbisë. Po ashtu, shefi i kabinetit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, demantoi faktin duke deklaruar se asnjë shtetas i Kosovës nuk i është bashkuar luftës në Ukrainë, si dhe asnjë çeçen dhe çerkez nuk ka komplomentuar për të vrarë serbët në Kosovë.

https://hibrid.info/demantohet-pretendimi-i-vuciqit-per-perfshirjen-e-ceceneve-dhe-cerkezeve-ne-veri/embed/#?secret=xaVHNj3IFP#?secret=tOm1KF172Q


E përditshmja serbe “Novosti” në ueb faqen e saj “Novosti.rs” më 24 gusht ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se pjesëtarët e KFOR-it janë duke marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta me Forcat e Sigurisë së Kosovës në kampin Belvedere në Jug të Mitrovicës. Pretendimet e të përditshmes serbe “Novosti” u lakuan edhe në konferencën për media të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas takimit të krerëve të komunave serbe.

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1147738/kurtijevi-specijalci-amerikancima-nemcima-britancima-kfora-vezbaju-razbijanje-demonstracija-koriscenje-sok-bombi

Pasi këto pretendime u diskutuan nga palët e lartcekura,  KFOR-i i demantojë ato në një përgjigje dhënë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug.rs”.

Hibrid.info në bazë të metodologjisë së punës, vlerëson se pretendimet e të përditshmes serbe “Novosti” janë të pabaza dhe klasifikohen si “lajm i rremë”.

https://hibrid.info/kfor-i-dhe-fsk-nuk-mbajne-ushtrime-te-perbashketa-ne-belvedere/embed/#?secret=dhlu38jf1C#?secret=6DcfsW7gXb


Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi të publikuar më 24 gusht në ueb-faqen e tyre zyrtare, kanë publikuar një komunikatë, përmes së cilës pretendohet pa fakte se mbishkrimi UÇK i shkruar në tabelën emërtuese në fshatin Batushë afër Graçanicës është kërcënim i organizuar ndaj serbëve të mbetur në jug të Ibrit.

https://www.kim.gov.rs/v4844.php

Duke u bazuar vetëm në fotografinë ku shihet mbishkrimi UÇK, duke mos dhënë detaje përcjellëse si “kur dhe nga kush u bë?”, kjo zyre ka krijuar një interpretim të pabazuar se kjo po bëhet në mënyrë të organizuar për kërcënimin e serbëve me dëbim nga shtëpitë e tyre.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe në bazë të metodologjisë së punës e ka vlerësuar si “interpretim i njëanshëm”.

https://hibrid.info/pretendimi-i-njeanshem-i-zyres-per-kosoven-per-kercenim-me-debim-te-serbeve/embed/#?secret=Z0lQ3xYUCd#?secret=4xohAPoFL1


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në ueb-faqen zyrtare të tyre më 27 gusht kanë publikuar një reagim në lidhje me rrahjen e një gruaje në veri të Mitrovicës. Rastin e rrahjes së kësaj gruaje të nacionalitetit serb, ky institucion e interpreton si rezultat i dhunës, siç thuhet, të dhunës që Prishtina ka krijuar javët e fundit.

https://www.kim.gov.rs/v4848.php

Rasti që ka ndodhur, ashtu siç raporton Policia e Kosovës, ka ndodhur për qëllime grabitëse dhe jo e ndikuar nga retorika e dhunshme e Prishtinës zyrtare, siç pretendon Zyra për Kosovën. Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës, interpretimet e zyrës për Kosovën i vlerëson si “manipulim i fakteve”.

https://hibrid.info/zyra-per-kosoven-ne-qeverine-e-serbise-pretendon-pa-fakte-se-sulmi-ndaj-te-moshuares-serbe-eshte-i-motivuar-nga-retorika-e-dhunes-e-krijuar-nga-prishtina/embed/#?secret=NWMtXEavnH#?secret=ogGNMxJQGq


Gjatë javës që shkoj janë publikuar edhe dy artikuj mashtrues në lidhje me shitjen e banesave dhe veturave.

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull të rremë për shitjen e veturës Golf 5, duke pretenduar se një person po e shet atë urgjent për vetëm 2800 euro.

https://web3.lajme.icu/2022/08/22/kerkon-bleres-serioz-golf-5-vetem-per-2800-euro-shume-urgjente/

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka arritur të vërtetojë se kjo shpallje është e rreme. Përmes programit InVID është gjetur se kjo fotografi është postuar në vitin 2008 në ueb-faqen “Wikimedia Commons”.

https://hibrid.info/publikohet-shpallje-e-rreme-per-shitje-te-vetures/embed/#?secret=DObECJ5QXf#?secret=DrOWhXUdRI


Kohët e fundit në portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe po publikohen shpallje të rreme për shitje të banesave me çmime jo reale. Në këta artikuj, përmes së cilëve synohet vetëm klikimi, në përmbajtje të tyre nuk jepen informacione lidhur me shitjen e këtyre banesave.

Një rast i tillë ka ndodhur më 25 dhe 26 gusht në portalet e dyshimta “web3lajme.icu” dhe “onlinenews54.com” të cilat kanë publikuar artikullin me titull “URGJENT! Shitet super apartament 4+1, vetëm për 49,990 euro….”.

https://web3.lajme.icu/2022/08/24/urgjent-shitet-super-apartament-41-vetem-per-49990-euro/

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin pasqyrohet në artikull.

https://hibrid.info/vazhdojne-te-shperndahen-shpalljet-e-rreme-per-shitje-urgjente-te-banesave-me-cmime-jo-reale/embed/#?secret=Z4xjDd3IjE#?secret=aqCI58N1wQ


Java e kaluar u karakterizua edhe me disa clickbite artikuj që janë ndërlidhur me veriun, për të nxitur klikime.

Portali i dyshimtë “On27.net” ka publikuar një artikull të cilit i ka vënë titull dhe fotografi jo adekuate, duke pretenduar se një gjë e rëndë po ndodh në veri të Kosovës.

https://on27.net/2022/08/23/lajmi-i-fundit-na-vjen-nga-ve%d0%b3iu-i-kosoves-kjo-gje-e-%d0%b3ende-po-ndodh-atje-tash/

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

https://hibrid.info/permes-fotografise-se-vjeter-dhe-titullit-jo-adekuat-pretendohet-se-po-ndodh-ngjarje-e-rende-ne-veri/embed/#?secret=VFu1Ti99Zq#?secret=Fn1ZGokgoz


Portali i dyshimtë “on27.net” më 27 gusht ka publikuar një njoftim të KFOR-it, të cilëve u është bashkuar edhe EULEX-i në veri të Kosovës, për të mundësuar reagimin e shpejtë në rast të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës. Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull tendencioz me pretendimin se në veri është duke ndodhur diçka, si dhe EULEX-i niset urgjentisht për atje.

https://on27.net/archives/1732

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

https://hibrid.info/titull-tendencioz-nuk-po-ndodh-asgje-ne-veri/embed/#?secret=WrgnGFWa07#?secret=DcaEViPhJd


Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin e rremë se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%. Në përmbajtje gjendet raporti i OKB-së për vitin 2022 “World Population Outlook”, në të cilin thuhet se disa shtete përfshirë edhe Kosovën, deri në fund të shekullit pritet të humbasin nga 40 deri 50% të popullsisë së tyre.

https://a.news29media.com/okb-me-lajm-shqetesues-per-shtetin-e-kosoves-kosova-do-te-zvoglohet-nga-popullsia-rreth-50-kete-dekade/2966/

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

https://hibrid.info/pretendohet-rrejshem-se-ne-kete-dekade-popullsia-e-kosoves-do-te-zvogelohet-per-50/embed/#?secret=bMrJXmdZGT#?secret=0ntvFHfOkF

Exit mobile version