kosovofacts Blog Ballina Spitalet rajonale në Kosovë
Ballina BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Shëndetësi

Spitalet rajonale në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është e vetmja qendër në Kosovë e cila ofron shërbime shëndetësore të nivelit terciar, që nënkupton nivelin më të lartë mjekësor të specializuar, ku ofrohen procedura dhe trajtime më komplekse të kryera nga specialistë.

Përveç QKUK-së ekzistojnë edhe shtatë spitale rajonale në tërë Kosovën, të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore të nivelit dytësor, në të cilat kryhen një numër i konsiderueshëm i kontrolleve mjekësore dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Që do të thotë se para së të drejtohen për në QKUK, pacientët fillimisht mund të drejtohen në këto spitale.

Sipas ueb-faqes së arkivuar të QKUK-së, shtatë spitalet rajonale janë:

  • Spitali regjional i Prizrenit;
  • Spitali regjional i Pejës;
  • Spitali regjional i Gjakovës;
  • Spitali regjional i Ferizajt;
  • Spitali regjional i Gjilanit;
  • Spitali regjional i Mitrovicës;
  • Spitali regjional i Vushtrrisë

Spitali rajonal i Prizrenit

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2013, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit mbulon gjithsejt 21,9 % të hapësirës së përgjithshme të Kosovës, me 403,846 banorë të komunave: Prizren Dragash, Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Mamushë.

Aktualisht ka 730 të punësuar, prej tyre 169 mjekë specialistë, 438 infermierë ((bachelor, mësimdhënës, teknikë të farmacisë), si dhe 123 staf tjetër (administrative, teknike etj.) Ka 509 shtretër.

Spitali regjional i Pejës

Ky spital ofron shërbime shëndetësore dhe mbulon rajonin perëndimor të Kosovës, duke përfshirë qytetet Pejë, Deçan, dhe Istog.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kapacitet prej 397 shtretër, ndërsa në një vit kryenë mbi 750 mijë shërbime apo mestarisht 2,105 shërbime në ditë.

Spitali regjional i Gjakovës

Spitali i Gjakovës është një spital rajonal i përgjithshëm që ndodhet në qytetin e Gjakovës, për qytetarët e Rajonit të Gjakovës (Komuna e Gjakovës, Komuna e Rahovecit, Komuna e Deçanit dhe Komuna e Junikut).

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, ka 426 shtretër dhe ka të punësuar 545 punëtorë.

Spitali regjional i Ferizajt

Spitali i Ferizajit është një spital i përgjithshëm sekondar për Rajonin e Ferizajit (Komuna e Ferizajit, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Shtimes, Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Shtërpcës).

Në faqen e arkivuar të ShSKUKC tregohet se fillimisht Spitali Rajonal qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra klinike Universitare e Kosovës). Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizaj-it.

Spitali regjional i Gjilanit

Në tbazë të informatave në ShSKUK në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ofrohen shërbime shëndetësore të nivelit dytësor apo sekondar për popullatën e regjionit të Gjilanit, pastaj komunave si: Dardanë, Artanë, Vitisë, Parteshit, Ranillukut dhe Kllokotit.

Gjithashtu këtu ofrohen shërbime edhe për banorët nga komuna e Preshevës, Bujanocit, Medvegjes dhe nga Kumanova. Ky spital ka kapacietet të ofroj shërbime prej 464 shtretërve dhe janë të punësuar gjithsejt 550 punëtorë.

Spitali i Mitrovicës

Spitali i Mitrovicës është një spital i përgjithshëm rajonal që ndodhet në qytetin e Mitrovicës. Nuk janë gjetur të dhëna rreth stafit dhe infrastrukturës.

Spitali i Vushtrrisë

Spital i përgjithshëm që shërben për popullatën e këtij regjioni, i fituar nga donacionet. Në ShSKUK thuhet se në kuadër të Spitalit Sheikh Zayed – Vushtrri janë të punësuar 127.

Exit mobile version