Përgatiti: Etrit Rexhepi
Statistikat e publikuara muaj për muaj në vitin 2024 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të deficitit tregtar në vitin që shkoi.
Deficiti tregtar është bilanci negativ tregtar, kur vlera e importeve të një vendi është më e lartë sesa ajo e eksporteve. Pra Kosova më shumë shpenzon për të blerë produkte sesa që fiton nga shitjet.
Më 23 janar ASK-ja publikoi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin dhjetor 2024. Të dhënat për këtë muaj kanë treguar se eksporti nga Kosova mbuloi vetëm 11 për qind të importit për këtë muaj. Eksporti i mallrave në dhjetor 2024 kapi vlerën e 69.6 milionë eurosh, ndërsa importi ishte 631.1 milionë euro.
Platforma “Kosovofacts.com” ka analizuar të dhënat edhe për muajt tjerë të vitit, të publikuara nga ASK-ja çdo muaj dhe ka përpiluar tabelën:
Muaji | Eksporti | Importi | Deficiti tregtar | Eksporti mbulon importin | Deficiti më 2023 |
Janar | 60.3 milionë | 380 milionë | 319.7 milionë | 15.9% | 291.5 milionë |
Shkurt | 70.3 milionë | 467.8 milionë | 397.4 milionë | 15.0% | 317.5 milionë |
Mars | 80.5 milionë | 520.3 milionë | 439.7 milionë | 15.5% | 426.8 milionë |
Prill | 73.2 milionë | 500.7 milionë | 427.5 milionë | 14.6% | 381.0 milionë |
Maj | 85.7 milionë | 516.3 milionë | 430.6 milionë | 16.6% | 443.4 milionë |
Qershor | 73.4 milionë | 498.7 milionë | 425.4 milionë | 14.7% | 398.0 milionë |
Korrik | 85.9 milionë | 581.8 milionë | 495.9 milionë | 14.8% | 444.7 milionë |
Gusht | 83.5 milionë | 582 milionë | 498.5 milionë | 14.4% | 455.8 milionë |
Shtator | 77.5 milionë | 506.9 milionë | 429.4 milionë | 15.3% | 448.6 milionë |
Tetor | 87.3 milionë | 580.3 milionë | 493.0 milionë | 15.0% | 446.5 milionë |
Nëntor | 93.9 milionë | 566.9 milionë | 473.0 milionë | 16.6% | 517.3 milionë |
Dhjetor | 69.6 milionë | 631.1 milionë | 561.5 milionë | 11.0% | 477.7 milionë |
TOTAL 2024 | 941.1 milionë | 6.332 miliardë | 5.391 miliardë |
*Shifrat në tabelë janë rrumbullakosur dhe nuk përfshijnë të gjitha shifrat pas presjes dhjetore
Krahasuar me vitet e kaluara, sipas statistikave të ASK-së, del se viti 2024 paraqet rritje të eksporteve, por edhe të importeve. Si pasojë ka pasur rritje edhe të deficitit tregtar të përgjithshëm. Vlera e deficitit tregtar më 2024 (prej afër 5.4 miliardë eurosh) paraqet rritje prej gati 350 milionë eurosh në krahasim me një vit më parë. Më 2024, Kosova eksportoi gati 80 milionë euro më shumë mallra, ndërsa importoi mbi 400 milionë euro më shumë.
Tabela që paraqet statistikat për eksport-import dhe deficitin tregtar ndër vite në Kosovë:

Çka eksportoi Kosova në vitin 2024:
Çka importoi Kosova në vitin 2024: