kosovofacts Blog BallinaBottom Disa fakte mbi mjedisin në Kosovë
BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

Disa fakte mbi mjedisin në Kosovë

Përgatiti: Fatbardh Dema

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), më 30 shtator, 2024, ka publikuar rezultatet e hulumtimit, “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2023.

Qëllimi i këtij hulumtimi, sipas ASK-së, ishte që të ofrojë të dhëna të qëndrueshme statistikore mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Më poshtë, të dhënat e nxjerra nga hulumtimi i ASK-së për Mjedisin në Kosovë për vitin 2023.

  • Në vitin 2023, numri më i madh i ditëve me të reshura ishte në muajin nëntor, 20 ditë.
  • Temperatura mesatare maksimale ishte në muajin korrik (29.8 °C), ndërsa temperatura mesatare minimale ishte në shkurt (- 2.5 °C).
  • Gjithsej sipërfaqja pyjore ishte 481,000 ha.
  • Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90% të pyjeve të Kosovës
  • Në vitin 2023, Kosova kishte 260 zona të mbrojtura me sipërfaqe 126.122.75 ha.
  • Sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) ishte 2.628.9 ktoe.
  • Prodhimi i thëngjillit ishte 1286.90 ktoe.
  • Gjithsej sasia e ujit të shpenzuar nga ekonomitë familjare ishte 54.23 mil. m³.

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Kosovë

Në vitit 2023 kishte vlera të larta të pluhurit në formë PM10 dhe PM2.5, në disa lokalitete të vendit. Tejkalime të theksuara të Vlerave Kufitare (VK) kishte pothuajse në shumicën e stacioneve monitoruese, përveç në Brezovicë. Këto tejkalime ishin gjatë muajit janar, shkurt, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Të dhënat e monitorimit të cilësisë së ajrit sipas zonës monitoruese, AKS1 (Prishtina – IHMK dhe Rilindja, Palaj Obiliqi dhe Dardhishtë), mesatare vjetore, PM 10, PM2.5, O3, NO2, SO2, CO), 2023, µg/m³ (Mikrogram m³).

Të dhënat e monitorimit të cilësisë së ajrit sipas zonës monitoruese, ZKS1 (Drenasi, Mitrovica, Prizreni, Hani i Elezit, Pejë, Brezovicë dhe Gjilani), mesatare vjetore 2023, µg/ m³  (Mikrogram m³)

Llojet e burimit të energjisë, 2023 (ktoe)

Exit mobile version