kosovofacts Blog Për Kosovën Ekonomi Institucionet financiare të licencuara në Kosovë
Ballina Ekonomi Fakte për...

Institucionet financiare të licencuara në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është institucion publik i pavarur dhe objektivi i saj parësor është të promovojë dhe mbajë një sistem financiar stabil si dhe një sistem efikas pagesash.

Objektivat kryesore të BQK-së janë:

a) Të nxisë qëndrueshmërinë, aftësinë paguese dhe funksionimin efikas të një sistemi financiar të qëndrueshëm të bazuar në treg, duke inkurajuar shfaqjen në treg të instrumenteve të sigurta financiare; dhe

b) Pa paragjykuar këtë, të mbështesë politikat e përgjithshme ekonomike në Kosovë me qëllim që të kontribuojë në një shpërndarje efikase të burimeve në përputhje me parimet e një ekonomie të tregut të hapur.

Përveç objektivave, ky institucion ka në dispozicion edhe kompetencat e veta. Njëra ndër to është edhe licencimi, mbikëqyrja dhe rregullimi i institucioneve financiare.

Pra, BQK licencon bankat, institucionet mikrofinanciare (IMF), institucionet financiare jobanka (IFJB), IFJB e regjistruara si Zyra të Këmbimit të Valutave (ZKV), siguruesit, ndërmjetesuesit në sigurime, brokerët e pavarur – individualë në sigurime dhe fondet pensionale.

Në këtë artikull do të listëzohen bankat, IMF-të dhe IFJB-të në Kosovë.

Bankat e Licencuara

1. NLB Banka SH.A.

2. Banka për Biznes SH.A.

3. T.C. Ziraat Bankasi A.S.

4. Banka Ekonomike SH.A.

5. Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

6. ProCredit Bank SH.A.

7. TEB SH.A.

8. Banka Kombëtare Tregtare Kosovë SH.A.

9. Turkiye Is Bankasi A.S.

10. Banka Credins Kosovë SH.A.

11. Pribank SH.A.

Institucionet mikrofinanciare (IMF) e regjistruara

1. KEP Trust Kosovo Enterprise Program

2. Agjencioni për Financim në Kosovë

3. FINCA

4. KGMAMF Kosovo Grameen Missione Acrobaleno Micro Credit Fund

5. KosInvest World Vision

6. Kreditimi Rural i Kosovës

7. Start

8. Qelim Kosovë

9. Atlantic Capital Partners ACP

10. Iute Credit J.S.C – Në likuidim

IFJB për Kreditim, Lizing, Pagesa, Transfere, Kembim dhe Emetim të Parasë Elektronike

1. Factor Leasing SH.P.K

Veprimtaria: Lizing Financiar dhe Operativ

2. Lesna SH.A.

Veprimtaria: Kreditim

3. Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C.

Veprimtaria: Lizing Financiar dhe Operativ

4. Deutsche Investment Fund -DIF

Veprimtaria: Kreditim dhe Lizing

5. Timi Invest SH.A.

Veprimtaria: Kreditim dhe Lizing

6. BI Credit SH.A.

Veprimtaria: Kreditim, Pagesa dhe Lizing

7. Posta e Kosovës SH.A.

Veprimtaria: Pagesa

8. MONETA SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbimi i Pagesave dhe Transfer

9. Capital SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbimi i Pagesave dhe Transfer, Këmbim valutor dhe Emetim i parasë elektronike

10. N.P.N. KLM Enterprise – Në Likuidim Vullnetar

Veprimtaria: Transfer

11. Unioni Financiar i Prishtinës SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbimi i Pagesave dhe Transfer, Emetimi i parasë elektronike

12. Vllesa – CO SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbimi i Pagesave dhe Transfer, Emëtimi i parasë elektronike

13. Leasing Solution SH.P.K.

Veprimtaria: Lizing Financiar

Web: www.leasing-solution.com/

14. Monego SH.P.K. – Në likuidim

Veprimtaria: Kreditim

15. Leasing Alberti SH.P.K.

Veprimtaria: Lizing Financiar

16. Virtus Lending L.L.C

Veprimtaria: Lizing Financiar dhe Kreditim

17. Pro Finance Home SH.A.

Veprimtaria: Kreditim

18. IBAS SH.A.

Veprimtaria: Shërbimi i Pagesave, Emetim i parasë elektronike, Kreditim, Këshilltar për investime

19. Paysera Kosova SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbim i pagesave, këmbim valutor dhe emetim i parasë elektronike, Kreditim

20. Finser SH.P.K.

Veprimtaria: Shërbim i Pagesave

21. Swinto SH.A.

Veprimtaria: Shërbim i pagesave, këmbim valutor dhe emetim i parasë elektronike

22. Zvilo Factor L.L.C.

Veprimtaria: Faktoring

23. OneFor Kosovo L.L.C.

Veprimtaria: Shërbim i pagesave dhe emetim i parasë elektronike

24. NOA SH.A.

Veprimtaria: Kreditim

25. Cash Plus SH.A

Veprimtaria: Kreditim

Exit mobile version