Përgatiti: Etrit Rexhepi
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovë. Komunat janë të përbërë nga një komunitet i qytetarëve në një territor të caktuar, të përcaktuar me ligj, e cila ushtron tërë pushtetin, i cili nuk është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore.
Përveç Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të komunave, rregullohen me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave.
Ky ligj përcakton se territori i komunës përfshin vendbanimet që shtrihen në zonat kadastrale që janë brenda kufijve komunal. Me vendbanime nënkuptohen qytetet, lagjet urbane dhe fshatrat.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Kosova ka 38 komuna dhe 1469 vendbanime.
Komunat me numrin më të madh të vendbanimeve në Kosovë janë: Gjakova (88), Peja (79), Podujeva (77), Prizreni (76) dhe Leposaviqi (75). Ndërsa, komunat me numrin më të vogël të vendbanimeve janë: Mamusha me një vendbanim, Juniku, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut me nga tre vendbanimet dhe Kllokoti me katër të tilla.
Komunat dhe numri i vendbanimeve
- Deçan 37
- Gjakovë 88
- Gllogoc 35
- Gjilan 49
- Dragash 36
- Istog 50
- Kaçanik 31
- Klinë 54
- Fushë Kosovë 16
- Kamenicë 58
- Mitrovicë 46
- Leposaviq 75
- Lipjan 62
- Novobërdë 26
- Obiliq 20
- Rahovec 36
- Pejë 79
- Podujevë 77
- Prishtinë 43
- Prizren 76
- Skënderaj 49
- Shtime 23
- Shtërpcë 16
- Suharekë 41
- Ferizaj 45
- Viti 39
- Vushtrri 67
- Zubin Potok 61
- Zveçan 35
- Malishevë 44
- Junik 3
- Mamushë 1
- Hani i Elezit 11
- Graçanicë 17
- Ranillug 13
- Partesh 3
- Kllokot 4
- Mitrovicë Veriore 3
Gjithsej 38 komuna dhe 1.469 vendbanime.