Impresumi

Kosovofacts.com është platformë për publikimin e përmbajtjeve të bazuara në fakte për dhe rreth Kosovës. Kjo platformë do të jetë adresë e përmbajtjeve të shumta që do të sillen në forma si: Artikuj mbi aktualitete apo artikuj analitik.

Përpos artikujve gazetaresk të formës së Gazetarisë së të Dhënave (Data Journalism), do të ketë përmbledhje të dhënash nga fusha të ndryshme të sjella si artikuj të politikave, të nxjerra nga publikime e raporte nga organizata, institute, akademia dhe burime tjera kredibile. Çdo përmbajtje e publikuar në Kosovofacts.com do të jetë e përcjellë me referenca, praktikë kjo që është ndjekë edhe në Hibrid.info.

Përmbajtjet e publikuara në këtë platformë do të verifikohen për vërtetësi nga Hibrid.info. Në këtë platformë do të ketë edhe informacione bazike për dhe rreth Kosovës në këto fusha:

– Aktualitetit politik, social, ekonomik;

– Historia, gjeografia dhe gjeopolitika;

– Demografia;

– Informacione për rregullimin kushtetues, shoqëri civile, edukim, shkencë/kulturë/art/sport dhe fusha tjera.

Shkrimet në Kosovofacts.com janë përmbajtjesore, analitike dhe me informacione të detajuara për zhvillimet në vend. Publikimet janë të kontekstalizuara dhe japin një pasqyrë të mirë-informuar për Kosovën. Kosovofacts.com do të publikojë fakte e informacione për Kosovës të nevojshme për audiencën kurdo që ka nevojë, të tilla që i rezistojnë kohës. Kosovofacts.com është pjesë e Hibrid.Info – platformës me lajme të përditshme për verifikim të lajmeve dhe informacioneve në domenin publik. Iniciativa për hapjen e Kosovofacts.com është mbështetur International Fact-Checking Network Global Fact Check Fund.

Përmbajtjet e publikuara në Kosovofacts.com përgatiten nga ekipi i përbashkët që përbëhet nga hulumtuesit dhe shkruesit në hibrid.info.

X