Tregu i punës në Kosovë për vitin 2024
Përgatiti: Etrit Rexhepi Kosova ka një përmirësim të kujdesshëm në tregun e punës, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2024, shkalla e papunësisë në vend ka rënë në 10.8%, ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore ka shënuar rritje të lehtë.