Për Institucionet
Kosova është republikë parlamentare, me Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën si institucionet e saj kryesore. Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë.
Kosova është qeverisur nga Misioni i OKB-së, i njohur si UNMIK deri në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë. Kosova ka 38 komuna, prej të cilave 10 udhëhiqen nga komuniteti serb, kurse 1 nga komuniteti turk. Gjeografikisht, Kosova identifikohet me dy pjesët e saj kryesore: Rrafshi i Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit.
7 qytetet kryesore dhe më të mëdha janë:
- Prishtina
- Prizreni
- Ferizaj
- Peja
- Gjilani
- Gjakova
- Mitrovica
Aktualisht, Kosova udhëhiqet nga partia politike, Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër liderin e saj, Albin Kurti. Që nga viti 1999, të gjitha partitë politike kryesore shqiptare kanë udhëhequr me qeveritë.
- 2001 –PDK-LDK-AAK
- 2004 – LDK-AAK
- 2007 – PDK-LDK
- 2010 – PDK-AKR
- 2014 – PDK-LDK
- 2017 – PDK-AAK-NISMA
- 2019 – Vetëvendosje – LDK
- 2020 – LDK–AAK–NISMA
- 2021 – Vetëvendosje – Guxo
PRESIDENCA
Presidenca e Kosovës është institucioni më i lartë politikë në hirearkinë e shtetit. Kompetenca e Presidentes/it janë të limituara kryesisht në politikën e jashtme, si dhe emërime në disa fusha duke përfshirë drejtësinë. Që prej përfundimit të luftës, 1999 Kosova ka pasur 6 Presidentë, dhe 3 ushtrues detyre të Presidentit. Presidenti i parë, i konsideruar historik, që mbante këtë post edhe para luftës në shtetin paralel, është Ibrahim Rugova. Aktualisht, në mes të mandadit Presidente e Republikës është Vjosa Osmani, një ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Presidenti akrediton
LISTA E PRESIDENTËVE
1. Ibrahim Rugova ( 2001 – 2006)
2. Fatmir Sejdiu ( 2006 – 2010)
3. Behgjet Pacolli ( shkurt – prill 2011)
4. Atifete Jahjahga ( 2011- 2016)
5. Hashim Thaci (2016 – 2020)
6. Vjosa Osmani (2021 – aktualisht)
QEVERIA E KOSOVËS
Kosova është Republikë Parlamentare dhe Qeveria e Kosovës është institucioni kryesor në marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Qeveria votohet në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash (61 nga 120). Disa nga kompetencat e qeverisë së Kosovës përfshijnë:
- propozimin dhe miratimin e Buxhetit
- propozon amandamentimin e Kushtetutës
- merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
- udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
Kryeministrat e Kosovës:
1. Bajram Rexhepi ( 2001 – 2004)
2. Ramush Haradinaj (2004 – 2005)
2. Bajram Kosumi (2005 – 2006)
3. Agim Çeku (2006-2008)
4. Hashim Thaçi (2008-2014)
5. Isa Mustafa (2015 – 2017)
6. Ramush Haradinaj (2017– 2019)
7. Albin Kurti (2019 – 2020)
8. Avdullah Hoti (2020 – 2021)
9. Albin Kurti (2021 – aktual)
https://kryeministri.rks-gov.net/
KUVENDI I KOSOVËS
Kuvendi i Kosovës është organi legjislativ që propozon dhe miraton ligjet, e propozuara nga Qeveria ose me inciativën e deputetëve. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. 10 ulëse janë të rezervuara për komunitetin serb, kurse 10 të tjera për të tjera komunitete pakicë, si boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët.
Nexhat Daci (LDK) ka qenë kryetari i parë i Kuvendit, kurse aktualisht këtë post e mbanë Glauk Konjufca i partisë politike, Vetëvendosje.