Ballina Fakte për... Zhvillime

Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Përgatiti: Festim Rizanaj

Tajlanda është bërë vendi i fundit që ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës. Kosovarët tani mund të udhëtojnë pa viza në 51 shtete të botës, ndërsa në 39 shtete mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës pas shumë vjet pritje kanë të drejtë të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen, ndërsa disa ditë më vonë regjimin e vizave për Kosovën e hoqi edhe Spanja  (sipas një dokumenti të publikuar më 5 janar në ueb-faqen e Departamentit për Migrim dhe Çështje të Brendshme të Komisionit Evropian) e cila nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (më 11 janar presidentja së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi për arritjen e marrëveshjes).

Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 34 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave.

Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 50+1 (përshirë këtu edhe Izraelin nga 19 shtatori 2024) vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 39 shtete të tjera.

Megjithatë, regjimi i vizave do të vazhdojë të mbetet në fuqi për 107 shtete të tjera.

Në këtë renditje të re, pasaporta e Kosovës ka afërsisht një qasje të lirë për të udhëtuar në 46 për qind (shto këtu edhe Izraelin nga 29 shtatori 2024) të shteteve të botës, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në krahasim me periudhën para liberalizimit.

https://passportindex.org/
Burimi: passportindex.org

Pa viza: 51 shtete (përfshirë edhe Izraeli, pasiqë marrëveshja Kosovë-Izrael për heqje reciproke vizash hyn në fuqi më 19 shtator 2024)

Viza në mbërritje: 39 shtete