Përgatiti: Endrit Berisha
Më 4 shtator janë bërë katër vjet qëkur Kosova, në kuadër të asaj që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, u pajtua për njohje të ndërsjellë me shtetin e Izraelit. Njohja u zyrtarizua më 1 shkurt 2021. E kjo ngelet njohja e fundit për shtetin e Kosovës deri tash.
Njohje diplomatike në të drejtën ndërkombëtare është vendim politik i një shteti për ta trajtuar një entitet tjetër si sovran. Te rasti i Kosovës e kanë bërë më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Njohja e parë erdhi qysh atë ditë. Sipas listës zyrtare në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Kosova njihet nga 117 shtete.
Serbia në disa raste ka raportuar për tërheqje të njohjeve, kryesisht nga vendet afrikane, por kjo është hedhur poshtë nga institucionet e Kosovës.
Në këtë listë të MPJD-së, e para njohje paraqitet ajo e Republikës së Kosta-Rikës, që është regjistruar në ditën e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Data 18 shkurt 2008 del të jetë më e suksesshmja sa i përket njohjeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Afganistani e njohën atë ditë. Viti 2008 për Kosovën solli 53 njohje.
Një vit më pas, Kosova mori 11 njohje e më 2010 erdhën tetë njohje. Në dy vitet pasuese (2011 dhe 2012) Kosova mori nga 12 njohje. Më 2013 erdhën tetë njohje. Pas kësaj, nisi rënia e numrit të njohjeve. Nga viti 2014 e deri më sot, (9 shtator 2024), Kosova mori 13 njohje.
Lista e plotë e njohjeve dhe datat e njohjes:
- Kosta-Rika 17.02.2008
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës 18.02.2008
- Franca 18.02.2008
- Shqipëria 18.02.2008
- Turqia 18.02.2008
- Mbretëria e Bashkuar 18.02.2008
- Afganistani 18.02.2008
- Australia 19.02.2008
- Senegal 19.02.2008
- Gjermania 20.02.2008
- Letonia 20.02.2008
- Danimarka 21.02.2008
- Estonia 21.02.2008
- Italia 21.02.2008
- Luksemburgu 21.02.2008
- Peruja 22.02.2008
- Belgjika 24.02.2008
- Polonia 26.02.2008
- Zvicra 27.02.2008
- Austria 28.02.2008
- Irlanda 29.02.2008
- Suedia 04.03.2008
- Holanda 04. 03.2008
- Islanda 05. 03.2008
- Sllovenia 05. 03.2008
- Finlanda 07. 03.2008
- Japonia 18. 03.2008
- Kanadaja 18. 03.2008
- Monako 19. 03.2008
- Hungaria 19. 03.2008
- Kroacia 19. 03.2008
- Bullgaria 20. 03.2008
- Lihtenshtajn 25. 03.2008
- Koreja e Jugut 28. 03.2008
- Norvegjia 28. 03.2008
- Ishujt Marshall 17.04.2008
- Burkina Faso 23.04.2008
- Nauru 23.04.2008
- Lituania 06.05.2008
- San Marino 12.05.2008
- Çekia 21.05.2008
- Liberia 30.05.2008
- Siera-Leone 11.06.2008
- Kolumbia 04.08.2008
- Belize 07.08.2008
- Malta 22.08.2008
- Samoa 15.09.2008
- Portugalia 07.10.2008
- Mali i Zi 09.10.2008
- Maqedonia e Veriut 09.10.2008
- Emiratet e Bashkuara Arabe 14.10.2008
- Malajzia 30.10.2008
- Mikronezia 05.12.2008
- Panamaja 16.01.2009
- Maldivet 19.02.2009
- Palau 06.03.2009
- Gambia 07.04.2009
- Arabia Saudite 20.04.2009
- Komoret 14.05.2009
- Bahrejni 19.05.2009
- Jordania 17.07.2009
- Republika Domenikane 10.07.2009
- Zelanda e Re 09.11.2009
- Malawi 14.12.2009
- Mauritania 14.09.2010
- Swaziland 12.04.2010
- Vanautu 28.04.2010
- Xhibuti 08.05.2010
- Somalia 19.05.2010
- Hondurasi 03.09.2010
- Kiribati 29.10.2010
- Tuvalu 18.11.2010
- Katari 07.01.2011
- Guinea-Bisau 10.01.2011
- Omani 04.02.2011
- Andorra 08.06.2011
- Afrika Qendrore 22.07.2011
- Guinea 12.08.2011
- Niger 15.08.2011
- Benini 18.08.2011
- Saint Lucia 19.08.2011
- Gaboni 15.09.2011
- Bregu i Fildishtë 16.09.2011
- Kuvajti 11.10.2011
- Gana 23.01.2012
- Haiti 10.02.2012
- São Tomé dhe Príncipe 13.03.2012
- Brunei 25.04.2012
- Çadi 01.06.2012
- Timor-Leste 20.09.2012
- Papua New Guinea 03.10.2012
- Burundi 16.10.2012
- Fixhi 19.11.2012
- Saint Kitts dhe Nevis 28.10.2012
- Dominika 11.12.2012
- Pakistani 25.12.2012
- Guajana 16.03.2013
- Tanzania 29.05.2013
- Jemeni 11.06.2013
- Egjipti 26.06.2013
- El Salvadori 29.06.2013
- Tajlanda 24.09.2013
- Grenada 25.09.2013
- Libia 25.09.2013
- Tonga 15.05.2014
- Lesoto 11.02.2014
- Togo 02.07.2014
- Ishujt Solomon 05.08.2014
- Ishujt Cook 18.05.2015
- Antigua dhe Barbuda 19.05.2015
- Niue 23.06.2015
- Suriname 08.07.2016
- Singapori 01.12.2016
- Bangladeshi 27.02.2017
- Madagaskari 24.11.2017
- Barbadosi 15.02.2018
- Izraeli 01.02.2021