BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

82 radio të licencuara në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Ky organ, që përcaktohet i pavarur, licencon transmetuesit publikë e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Lëshimi i licencave nga KPM bëhet për disa kategori:  

Ofrues i shërbimit medial audiovizual (OSHMA) të cilët janë persona fizik ose juridik që kanë përgjegjësi redaktuese për përzgjedhjen e përmbajtjes audio-vizuele të shërbimit medial dhe përcaktimin e mënyrës së  organizimit të tij.

Ofruesit e shërbimit medial mund të jenë me transmetim tokësor/frekuencë dhe ofrues të shërbimit medial përmes operatorit të shpërndarjes.

Kategori tjetër janë Operatorët e Shpërndarjes (OSH) që janë persona juridik, të cilët shpërndajnë shërbime mediale audio-vizuele për përdoruesit përmes rrjetit kabllor, IPTV dhe çfarëdo forme tjetër të shpërndarjes jashtë brezit frekuencor radio-difuziv.

Transmetimin frekuencë bazohet në teknologjinë e frekuencave radio, ku janë të përfshire radiot tokësore. Radiot tokësore janë stacione radiofonike që transmetojnë sinjalet e tyre përmes valëve elektromagnetike nga një stacion transmetues tokësor deri te marrësit (radio pranuesit), duke u përfshirë në frekuenca të veçanta si “AM” dhe “FM”. Për të operuar ligjërisht, radiot tokësore në Kosovë duhet të marrin licencë nga KPM.

Në bazë të informacioneve nga KPM, në Kosovë janë të licencuara 82 shërbime mediale në audio.

Të dhënat tregojnë se 57 nga to, transmetojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, 17 janë në gjuhën serbe, nga dy transmetohen në gjuhën turke, boshnjake dhe gorane ndërsa vetëm dy radio kanë përmbajtje multietnike respektivisht në gjuhën rome.

Lista e radiove tokësore në Kosove:

  1. A Radio
  2. GLAM Radio
  3. GLAM RADIO 2
  4. PAPER Radio
  5. Radio 038
  6. Radio 1
  7. RADIO 10
  8. Radio 21
  9. Radio 24
  10. Radio 7
  11. Radio 7 KOSOVA
  12. Radio ALBA
  13. Radio ANTENA
  14. Radio AS
  15. Radio ASTRA
  16. Radio BAMBUS
  17. Radio BESA
  18. Radio BRAVO
  19. Radio CAMPUS
  20. Radio CAPITAL FM
  21. Radio CLUB FM
  22. Radio CRITERIA
  23. Radio CRITERIA
  24. Radio DARDANIA
  25. Radio DODONA
  26. Radio DUKAGJINI
  27. Radio ELIT
  28. Radio ENERGJI
  29. Radio FERIZAJ
  30. Radio FONTANA
  31. Radio FURTUNA
  32. Radio GJAKOVA
  33. Radio GJILANI
  34. Radio GORA
  35. Radio GORAZDEVAC
  36. Radio GRAÇANICA
  37. Radio HELIX
  38. Radio HERC
  39. Radio Hisar
  40. Radio Iliria
  41. Radio IMPULS
  42. Radio KENT FM 2
  43. Radio KIM
  44. Radio KISS
  45. Radio KLAN KOSOVA FM
  46. Radio KLAN KOSOVA FM
  47. Radio KM
  48. Radio KOLASIN
  49. Radio KONTAKT PLUS
  50. Radio KOSOVA 1
  51. Radio KOSOVA 2
  52. Radio KOSOVA E LIRË
  53. Radio LLAPI
  54. Radio MALISHEVA
  55. Radio MARIA
  56. Radio MARIA Obiliq
  57. Radio MIR
  58. Radio MITROVICA
  59. Radio OKARINA
  60. Radio OMEGA 3
  61. Radio PEJA
  62. Radio PLUS
  63. Radio PRISHTINA
  64. Radio PRIZRENI
  65. Radio PULS
  66. Radio RINIA
  67. Radio ROMANO AVAZO
  68. Radio SHARRI
  69. Radio SHQIP FM
  70. Radio STAR
  71. Radio TEMA
  72. Radio URBAN FM
  73. Radio URBAN FM
  74. Radio VALA
  75. Radio VALA RINORE
  76. Radio VICTORIA
  77. Radio VITEZ
  78. Radio VIZIONI
  79. Radio WEST
  80. Radio YLBERI
  81. Radio ZËRI I SHTIMES
  82. TOP Radio