BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Sport

Klubet e tenisit në Kosovë

Përgatiti: Fatbardh Dema

Sporti i tenisit në Kosovë drejtohet nga Federata e Tenisit të Kosovës (FTK), e themeluar në vitin 1992.

Kjo federatë, me datë 25 shtator 2015 është pranuar me të drejta të plota si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Duke u bazuar në të dhënat në ueb-faqen zyrtare të FTK-së, aktualisht figurojnë gjithsej 23 klube të tenisit, nga të cilat 19 janë aktive dhe 4 të tjera jo-aktive (të palicencuara).

Klubet aktive

K.T. Prishtina, Prishtinë

K.T. Prizreni, Prizren

K.T. Peja, Pejë

K.T. DielliX, Prishtinë

K.T. Trepça, Mitrovicë

K.T. Sporek, Gjakovë

K.T. Drenica, Drenicë

K.T. Gjakova, Gjakovë

K.T. Arena, Llapnasellë

K.T. Hotshot, Gjakovë

K.T. Bifurkacioni, Ferizaj

K.T. Istogu, Istog

K.T. Vushtrria, Vushtrri

KT. GRANDE, Prishtinë

K.T. Rilindja, Prishtinw

K.T. Kalaja, Prizren

K.T. Llapi

K.T. Suhareka

K.T. Match Point, Obiliq

GARAT ZYRTARE

Kampionati i Tenisit i Kosovës

Kampionati i Tenisit i Kosovës është gara zyrtare e Federatës së Tenisit të Kosovës që organizohet në katër (4) kategori: vajza / djem, teke me dy (2) lojtarë / çifte me katër (4) lojtarë të grupmoshave 5 deri mbi 35 vjeç.

Kupa e Kosovës në Tenis

Kupa e Kosovës në Tenis, që ndryshe quhet edhe “Masters Finals”, është turne përmbyllës i sezonit ku marrin pjesë katër ose tetë tenistët (shtetas të Kosovës) me më së shumti pikë të akumuluara gjatë vitit, brenda dhe jashtë vendit, në grupmoshë të caktuar. Fituesi i turneut shpallet “Fitues i Kupës së Kosovës në Tenis”.

Kupa e Kosovës në Tenis Ekipor

Kupa e Kosovës në Tenis Ekipor është garë ekipore që mbahet mes klubeve aktive të FTK-së. Kjo garë ka sistemin e eliminimit të ekipeve (klubeve) të paraqitura për atë edicion, ku fituesi i përballjes në mes të dy ekipeve përcaktohet pas realizimit të tre (3) fitoreve nga njëri ekip. Ekipi që e fiton finalen shpallet “Fitues i Kupës së Kosovës në Tenis Ekipor” për atë edicion.

Kampionati i Mini-Tenisit i Kosovës

Kampionati i Mini-Tenisit i Kosovës është turne që feston sportin e tenisit, i hapur për të gjitha grupmoshat, me kombinim të grupeve kualifikuese pasuar nga shorti i eliminimit, dhe i cili luhet me top të “Kuq” në fushë të “Kuqe”.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X