Arsim BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Ligjit i arsimit të lartë ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për rregullimin, funksionimin, financimin, sigurimin e cilësisë ne arsimin e lartë ne përputhje me standardet evropiane si dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë ne zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Akreditimi është njohje formale se një institucion i arsimit të lartë dhe programet e tij i plotësojnë standardet ndërkombëtarisht të pranuara të cilësisë dhe se kualifikimet e tij u japin bartësve të tyre, në pajtim me ligjin në fuqi, një numër të drejtash, siç janë mundësia për qasje në një nivel të mëtejshëm arsimor, profesione specifike dhe për të përdorur një titull.

Organ akreditues i njohur është Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA). Riakreditimi i bartësve kryhet nga AKA-ja në intervale kohe prej jo më shumë se 5 vjetësh. Riakreditimin e një institucioni apo të një ose më shumë programeve të tij mund ta kërkojnë bordi i AKA-së ose Ministria brenda një periudhe më të shkurtër se pesë vjet.

Emërtimi “Universitet”, mund t’i jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë, që ka ofruar kurse apo programe të akredituara për së paku pesë vjet, në të paktën pesë fusha studimi, sikurse përcaktohet në akt nënligjor të Ministrisë dhe i cili ka nxjerrë të paktën nga një të diplomuar me doktoratë të akredituar në secilin nga këto programe studimi.

Ndërsa, emërtimi “Kolegj universitar”, mund t’i jepet bartësit të akredituar të arsimit të lartë, i cili ofron studime të doktoratës në së paku tri fusha të studimeve dhe që janë të akredituara nga AKA.

Sipas AKA-së, në Kosovë janë 33 institucione të arsimit të lartë, të themeluara dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ndërsa 20 prej tyre janë të akredituara. Shtatë prej institucioneve të akredituara janë universitete publike të themeluara nga MASHTI.

Institucionet e Arsimit të Lartë të Akredituara

  1. Universiteti i Prishtinës
  2. Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”
  3. Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”
  4. Universiteti Gjakovës “Fehmi Agani”
  5. Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”
  6. Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë
  7. Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
  8. Universiteti i Shkencave të Aplikuara – Ferizaj
  9. Fakulteti i Studimeve Islame
  10. Akademia Evolucion
  11. Kolegji RIT Kosova (AUK)
  12. Akademia Tempulli
  13. Kolegji AAB
  14. Kolegji Biznesi
  15. Kolegji Heimerer
  16. Kolegji Pjeter Budi
  17. Kolegji Rezonanca
  18. Kolegji UBT
  19. Kolegji Universum
  20. Kolegji Riinvest

Institucionet e Arsimit të Lartë të Pa Akredituara

  1. Akademia e Kosovës për Siguri Publike
  2. AAB – Riinvest
  3. Kolegji Arbëri
  4. Kolegji Cacttus Education
  5. Kolegji Dardania
  6. Kolegji Dukagjini
  7. Kolegji ESLG
  8. Kolegji FAMA
  9. Kolegji Globus
  10. Kolegji Iliria
  11. Kolegji ISPE
  12. Kolegji Universi
  13. Akademia e Arteve e Kosovës

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X