Arsim BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

Bie numri i studentëve dhe i nxënësve, rritet ai i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor

Statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për vitin akademik 2023/2024 tregojnë disa trende të rëndësishme në fushën e arsimit.

Rritje e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2023/2024 ishte 32,818. Kjo përbën një rritje prej 1,822 fëmijë krahasuar me vitin paraprak (2022/2023), kur ishin regjistruar 30,996 fëmijë.

Në sektorin publik për vitin shkollor 2023/2024 ishin regjistruar 24,104 fëmijë, që përfaqëson 73.4% të totalit, ndërsa në sektorin privat ishin regjistruar 8,714 fëmijë (26.6%). Në krahasim me vitin 2022/2023, kur sektori publik përfshinte 24,366 fëmijë (78.6%) dhe sektori privat 6,630 fëmijë (21.4%), vihet re një rritje e interesit për sektorin privat.

Rritje e interesimit për sektorin privat në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, numri i nxënësve në vitin shkollor 2023/2024 ishte 215,431. Prej tyre, 206,941 nxënës (96.1%) ishin në shkollat publike, ndërsa 8,490 (3.9%) ishin në shkollat private. Në krahasim me vitin e kaluar (2022/2023), kur ishin regjistruar 220,578 nxënës (212,967 në sektorin publik dhe 7,611 në sektorin privat), vihet re një rënie e përgjithshme e nxënësve në sektorin publik, por një rritje e lehtë në sektorin privat.

Rënie e numrit të nxënësve në arsimin e mesëm të lartë

Në arsimin e mesëm të lartë, numri i nxënësve për vitin shkollor 2023/2024 ishte 65,757. Prej tyre, 60,837 (92.5%) ishin në sektorin publik, ndërsa 4,920 (7.5%) ishin në sektorin privat. Krahasuar me vitin paraprak (2022/2023), ku ishin regjistruar gjithsej 67,373 nxënës (63,029 në sektorin publik dhe 4,344 në sektorin privat), vihet re një rënie e numrit të përgjithshëm të nxënësve, me rënie më të theksuar në sektorin publik.

Rënie e lehtë e numrit të studentëve në arsimin e lartë

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë për vitin akademik 2023/2024 ishte 70,357. Prej tyre, 39,033 studentë (55.5%) ishin në universitetet publike, ndërsa 31,324 studentë (44.5%) ishin në kolegjet private. Në krahasim me vitin paraprak (2022/2023), kur numri total i studentëve ishte 71,948 (40,996 në universitetet publike dhe 30,952 në kolegjet private), ka një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Grafika: ASK

Grafika: ASK

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X