Procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 përfundoi mbrëmjen e 9 shkurtit.
Ky proces çon në fazën tjetër, që është numërimi i votave.
Pas numërimit të votave për deputetë nga votuesit brenda Kosovës, në proces numërimi do të hyjnë edhe ato të diasporës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Në këtë artikull, KosovoFacst.com do t’ju ofroj të dhëna mbi shpërndarjen e votës së diasporës nëpër parti politike shqiptare që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 (vlen të theksohet se para këtyre zgjedhjeve, partitë politike në vend nuk janë angazhuar shumë për votat nga diaspora).
2021: Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 80 për qind të votave me postë, siç njihet ky proces i votimit nga KQZ-ja, e që nënkupton votat nga diaspora.
Në këto zgjedhje, të drejtën për votim nga jashtë Kosovës e shfrytëzuan rreth 53 mijë persona. Asokohe, diaspora mund të votonte vetëm përmes postës.
LVV – 40.450 vota
PDK – 4.643 vota
LDK – 4.002 vota
AAK+NISMA – 1.420 vota
2025: Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, rreth 105 mijë bashkatdhetarë tanë u regjistruan për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Nga ta, të drejtën për votim e shfrytëzuan pak më shumë se 84 mijë qytetarë. Kësaj radhe, për dallim nga herët tjera, diaspora kishte edhe opsionin e votës në konsullata dhe ambasada. Kjo duket se ndikoi në pjesëmarrje më të madhe sesa në zgjedhjet paraprake.
Votues të regjistruar:
2025 – 104.924
2021 – 102.465
2019 – 35.087
2017 – 15.118
Votues që morën pjesë në proces zgjedhor:
2025 – 84.064
2021 – 57.065
2019 – 20.200
2017 – 5.246
Votat e diasporës nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende nuk kanë filluar të numërohen, dhe nuk ka ndonjë datë se kur mund të nisë ky proces.