Rishikimi i javës (10-15 prill 2023): teori konspirative nga mediat në gjuhën serbe, mashtrime me profile të rreme, i pa verifikuar rekordi historik i golave të Muriqit në Mallorca
Artikujt dezinformues kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi në Kosovë. Dezinformatat kryesisht ndërlidheshin me pretendime për tërmet të ri në Turqi, konkurs pune në Gjermani, kushtet e leje qëndrimit në Greqi dhe për lirimin e çmimeve të produkteve. Teori konspirative nga mediat në gjuhën serbe rreth ekzistimit të një plani për spastrim të