Zhvillime

Dezinformatat gjatë vitit 2022

Dezinformimi është informacion i rremë që përhapet qëllimisht për të mashtruar. Ky vlerësim i lajmeve paraqitet si nëngrup i keqinformimit.

Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, dezinformatat zunë vend në mediat kosovare dhe ato të rajonit që për synim kishin Kosovën. Edhe këtë vit hibrid.info ka trajtuar një numër të madh të tyre që qarkulluan në mediat online.Hibrid.info ka përgatitur raporte mujore të keqinformimt që nga muaji korrik. Në përqindjen e kategorive vlerësuese gjatë muajit korrik, dezinformata është renditur në vendin e parë me 42%.Një pjesë e madhe artikujve keqinformues me vlerësimin “Dezinformatë” gjatë muajit korrik kanë qenë ata që në përmbajtje kanë trajtuar ngjarjet politike, të dominuara nga ato që ndërlidhen me zhvillimet rreth raporteve Kosovë-Serbi, të pasuara edhe me ngjarjet në veri dhe retorikën politike mes liderëve. (shih këtu raportin e muajit korrik)Në raportin e muajit gusht, vlerësimi “dezinformatë” kishte rënie nga muaji paraprak, e që është renditur si e dyta në kategori me 23%.Artikujt dezinformues me tematikën e kufirit mes Kosovës e Serbisë, skemat sociale, rritja e çmimeve në produktet esenciale si dhe dezinformata sa i përket armatimit të FSK-së nga shtetet aleate kanë marrë vlerësimin dezinformatë nga monitorimi për muajin gusht. Këta artikuj kryesisht përmbajnë burime të pasakta dhe/ose gjysmë të vërteta. (shih këtu raportin e muajit gusht)Krahas muajit gusht, në shtator vlerësimi “dezinformatë” mori primatin me përqindjen më të lartë të artikujve keqinformues, që u rendin si e para me 29%.Në shtator, artikujt keqinformues në kuadër të kësaj kategorie janë publikuar kryesisht nga media të dyshimta në fushën politike, socioekonomike dhe atë të arsimit. Temat që kanë dominuar në këtë kategori janë ato për dialogun Kosovë-Serbi, zhvillimet në veri, liberalizimin e vizave, rritjen e çmimeve, grevën e mësimdhënësve etj. Në këtë kategori janë shpërndarë lajme me përmbajtje të rreme e burime të pakonfirmuara. (shih këtu raportin e muajit gusht)Artikujt e vlerësuar si “dezinformatë”, gjatë muajit tetor u renditën në vendin e dytë në kategorinë e vlerësimeve me 32%.Artikujt e kategorizuar si dezinformatë kanë qenë ato për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, gjegjësisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogun Kosovë-Serbi, agresionin rus në Ukrainë, ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. Artikujt në këtë kategori kanë pasur përmbajtje të rreme e burime të pakonfirmuara dhe pjesa më e madhe e tyre janë shpërndarë nga mediat e Serbisë që kanë trajtuar aspekte politike dhe të sigurisë në raport me Kosovën. (shih këtu raportin e muajit tetor)Krahas muajve paraprak, gjatë nëntorit vlerësimi “dezinformatë” është renditur në vendin e tretë si kategori, me vetëm 9%. Kjo ka ndodhur vetëm një herë që nga muaji korrik, kur hibrid.info ka nisur monitorimin e artikujve keqinformues,Gjatë kësaj periudhe, në këtë kategori janë publikuar artikuj për raportet Kosovë-Serbi, veriun e Kosovës dhe disa lajme tjera në fushën e sportit e ekonomisë. (shih këtu raportin e muajit nëntor)