Për yjet

Dua Lipa, një lidhje speciale me Kosovën

Teksa vazhdon të shijojë suksesin me hitin e saj më të ri “Training Session”, duke hyrë menjëherë në Top 5 të UK Official Charts, këngëtarja me famë botërore vazhdon të mbetet e lidhur me rrënjët e saj në Kosovë.

Në një paraqitje së fundi në emisioni e famshëm “Graham Norton Shoë”, Lipa ka folur për festivalin e saj “Sunny Hill”, që do të mbahet edhe sivjet në Prishtinë. Ajo ka treguar se arsyeja kryesore për nisjen e festivalit ka qenë fakti që yje të mëdha të muzikës nuk vinin më herët në Kosovë, dhe ajo e kishte ndjerë këtë mungesë. 

Në emisionin popullor në BBC, Lipa foli edhe për vendimin e saj që në moshën 15 vjecare të kthehet nga Prishtina në Londër, e vetme. (këtu)

Kjo nuk është hera e parë që Lipa flet me krenari për Kosovën në skenat më të mëdha botërore. Po këtë vit, ajo foli shqip tek Jimmy Fallon Shoë, të cilit ia shpjegoje kuptimin e disa shprehjeve në gjuhën shqipe. (këtu)

Ajo kishte thënë në një rast, se u mësua që të përqafojë të dyja kulturat me të cilat u rritë, sikurse atë të Kosovës edhe atë të Anglisë . (këtu)

Për rolin e saj të promovimit të shtetit të Kosovës kudo në botë, ajo edhe ka marrë titullin e Ambasadores së Nderit, të ndarë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (këtu)

Ajo gjithashtu e ka marrë edhe shtetësinë dhe pasaportën e Shqipërisë, duke treguar se është krenare me kombësinë e saj.

Por, një tëeet i saj me hartën e trojeve shqiptare, në atë që njihet si “Achtochtonus” ka zgjuar reagime të shumta në botë, dhe sidomos në Serbi. Edhe nga disa media perëndimore, Lipa u akuza se është nacionaliste, pasi që harta përfshinë edhe pjesë të territoreve që aktualisht janë, mes tjerash edhe në Greqi, Serbi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi. (këtu)

Sikurse secilin vit, Dua edhe këtë vit pritet ta vizitojë Kosovën, pasi që do të jetë pjesë e festivalit që e ka themeluar vetë, Sunny Hill, dhe që do të mbahet në një lokacion të ri, për herë të parë.

X