Zhvillime

Keqinformimi në vitin 2022: Ukraina

Me shtimin e mjeteve teknologjike mundësit e keqinformimit po shtohen. Këtë na e vërteton edhe viti 2022 në të cilin keqinformimi dhe dezinformimi ka vazhduar rritjen. Sigurisht që zhvillimet brenda vitit 2022 e mundësua që fenomeni i keqinformimi të zë hapësirë të madhe. Njëra nga këto zhvillime është agresioni rus në Ukrainë që nisi më 24 shkurt të këtij dhe po vazhdon.

Edhe pse për rastet e viteve të kaluara (2020, 2021) kur ekosistemin e keqinformimit e mbulonin dezinformatat rreth pandemisë Covid-19, dhe të cilën nuk dihej gjeneza e këtyre dezinformata, tek rasti i Ukrainës, kryesisht patën një burim të përbashkët – — aparatin shtetëror propagandues.hibrid.info që nga dita e parë e fillimit të agresionit rus, më 24 shkurt 2022, ka bërë monitorimin e hapësirë digjitale, me theks të veçantë në gjuhën shqipe,  e ku u grumbulluan verifikime faktesh rreth lajmeve keqinformuese që ndërlidheshin me ngjarjet në Ukrainë.Një pjesë e madhe e artikujve/postimeve kanë pretenduar të paraqesin ngjarje apo veprime që kanë ndodhur gjatë luftimeve në Ukrainë. Por, ka pasur edhe raste kur janë ndërlidhur ngjarjet në Ukrainë me zhvillimet në rajon e Kosovë. Kjo ka ndodhur kryesisht duke qenë se udhëheqësit politikë e institucionalë të Rusisë, përfshirë edhe vetë presidentin Vladimir Putin dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, kanë përmendur disa herë Kosovën në deklaratat e qëndrimet e tyre politike, duke u munduar të tërheqin paralele mes vendimit për pushtim, fillimisht të rajoneve separatiste Doneck e Luhanks, e më pas edhe të disa zhvillime në Ukrainë në tërësi, me intervenimin ushtarak të NATO-s në vitin 1999.Ndërlidhje të tilla janë bërë edhe përmes përmbajtjeve tërësisht të fabrikuara/sajuara. Këto ndërlidhje konteksti janë bërë kryesisht me tituj të sajuar që pretendojnë se po përgatitet një pushtim ushtarak i Serbisë në Kosovë, pas atij rus në Ukrainë.Keqinformimi rreth agresionit rus në Ukrainë, ka përfshirë edhe Shqipërinë në gamën e saj.  Dezinformata me kontekst Kosovën dhe Shqipërinë kanë përfshirë pretendime rreth asaj se Shqipëria ka bërë thirrje shtetasve të saj që të luftojnë në Ukrainë dhe një pjesë e madhe e armëve anti-tank po kalojnë në tregun e zi në Kosovë e Shqipëri.Në raportin e përgatitur nga hibrid.info lidhur me propagandën dhe dezinformimin për agresionin rus në Ukrainë, rezulton se mediet apo kanalet që kanë shpërndarë më së shumti informata të pasakta dhe dezinformuese kanë qenë mediet online, ku hyjnë të gjitha llojet e medieve që janë prezentë në hapësirën digjitale. Shumica e artikujve të publikuar nga mediet e Kosovës, e që janë vlerësuar si dezinformata, janë përmbajtje të krijuara nga mediet apo krijues e distribuues jashtë vendit, në gjuhë të tjera (jo shqip). Pra, janë të përkthyera dhe të shpërndara. Formati i përmbajtjes së pasaktë apo dezinformuese, në shumicën e rasteve, ka ardhur si artikull mediatik, i përbërë nga teksti/videoja apo teksti/fotografia. Më pak raste ka pasur me vetëm fotografi apo vetëm video, që ka mundur të jetë publikuar nga profile, faqe apo grupe në medie sociale.

X