Përgatiti: Etrit Rexhepi
Kosova ka marrë dy medalje në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje të argjendtë, përkatësisht medalje të bronztë në sportin e xhudos. Distria Krasniqi garoi në kategorinë e 52 kg ndërsa Laura Fazliu në atë të 63 kg.
Suksesi i sportisteve kosovare në këto lojëra shënon medaljen e pestë për Kosovën, që nga koha kur vendi ynë merr pjesë në ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të sportit. Të gjitha medaljet e fituara për Kosovën, janë nga sporti i xhudos.
Distria dhe Laura janë vetëm dy prej pesë xhudistëve, me të cilët përfaqësua Kosova në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024. Garuesit e tjerë në xhudo ishin Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët nuk e arritën të dalin me nga një medalje në kategoritë e tyre.
Por, xhudo nuk është sporti i vetëm në të cilin garuan sportistët kosovarë. Kosova në ngjarjen që po zhvillohet në Paris u pëfaqësua edhe me Donjeta Sadikun (boks), Gresa Bakraçin (atletikë), Adell Shaboviç (not) dhe Hana Beiqi (not), të cilët po ashtu, dështuan të bëjnë diçka më shumë, në sportet me të cilat u testuan. Çka tregon se vendi ynë në total kishte nëntë garues në Paris.
Për Distrian, kjo medalje shënon edhe një sukses tjetër individual, me xhudisten që kishte ngritur flamurin e Kosovës në piedestal në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, kur edhe kishte dalë e para. Ndërsa Laura Fazliu, e cila garoi për herë të parë në lojëra olimpike, ishte hera e parë që arriti një sukses të tillë.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, ndërsa u pranua si anëtare e përkohshme në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (IOC) në tetor 2014 dhe si anëtare e plotë në dhjetor 2014. Vendi ynë kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Rio 2016 dhe në Tokio 2020, që do të thotë se për Kosovën është hera e tretë e pjesëmarrjes, që nga anëtarësimi në IOC.