Pak orë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës krerët e shtetit të sapo shpallur e përuruan një monument 7 shkronjësh, që do të bëhej atraksion turistik. NEËBORN – ose i sapolindur u zbulua nga ish-Presidenti Sejdiu dhe ish-kryeministri Thaçi.
Ideja dhe realizimi erdhi nga Fisnik Ismaili, i specializuar për marketing dhe më vonë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Për çdo vit, monumenti merr forma të ndryshme, për të shënuar aktualitetin. Në disa raste ka falënderuar shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kurse në vitin 2023, u është ndryshuar renditja shkronjave, me mesazhin No New Broken Republic (Jo, një Republikë e re e thyer), në referencë me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.
NEWBORN, gjendet në rrugën Luan Haradinaj, përballë Ministrisë së Jashtme dhe Disasporës, dhe afër Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.