Zhvillime

Narrativi dezinformues i zyrtarëve serbë, “tërheqja e njohjeve të Kosovës”

Na vazhdën e diskursit politik të zyrtarëve shtetëror serb kundrejt Kosovës zë vend edhe narrative dezinformues për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete që e kanë njohur më parë. Ky narrativ zakonisht përdoret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i jashtëm, Ivica Daçiq dhe ish-ministri i jashtëm, Nikola Selakoviq.

Narrativi mbi tërheqjen e njohjeve të shteteve që e kanë njohur Kosovë, kryesisht vjenë në rend dite në rastet e zhvillimeve apo lëvizjeve të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sigurisht, që nëpërmjet këtij narracioni Serbia mundohet të zhvlerësojë legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në maj të këtij viti, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi e cila ishte mbledhur për shkak të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i atëhershëm i jashtëm, Nikola Selakoviq deklaroi se i kishte dorëzuar presidentit Vuçiq, notat diplomatike të katër shteteve që e kanë tërheq njohjen e shtetit të Kosovës. (këtu) Selakoviq e as Vuçiq nuk i bënë publike notat diplomatike të shteteve që e kishin tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në fund të gushtit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se në sirtarin  e tij dhe në sirtarin e ministrit të Jashtëm janë shtatë dokumente për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai tha se numri i vendeve që janë të gatshme të tërheqin njohjen është rritur nga katër në shtatë. (këtu)

Përkundër faktit që u tha se dokumentacioni gjendet në sirtarin e tyre, ai dokumentacion si dhe emrat e shtatë shteteve nuk u bënë publik nga zyrtarët serb. (këtu)

Publikimi i listës së vendeve që kanë vendosur për këtë lëvizje vjen pas një tjetër krize në Kosovë dhe heqjes së barrikadave, të cilat u ngritën në shenjë proteste për arrestimin e policëve serbë dhe në përgjigje të njoftimeve se fokusi tani duhet të jetë përfundimi marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mbrëmjen e 4 janarit, në paraqitjen vjetore për të prezantuar të arriturat e Serbisë, ndër të tjera ka folur edhe për njohjet e Kosovës. Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e të cilave janë Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet. Përkundër faktit që Vuçiq publikon emrat e shteteve që e kanë tërheq njohjen e Kosovës, ai nuk ofron informacione apo fakte zyrtare (nota diplomatike) për ta mbështetur pretendimin e tij. (këtukëtu)

 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë njoftim në institucionet zyrtare diplomatike të Kosovës për tërheqjen e njohjeve.  (këtu)

Njëkohësisht, Somalia demanton presidentin serb, pas takimit me ambasadorin e Kosovës në Ankara, shteti afrikan do thellim marrëdhëniesh me Kosovën. (këtu)

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka publikuar një fotografi në Twitter, ku shihet bashkë me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary, duke shtuar se ranë dakord për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi, si formë demantimit të pretendimeve të zyrtarëve serb. (këtu)

Krahas këtyre ambasadorët e Kosovës kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatik të Gabon, Estwatini dhe Maldiveve për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimin e marrëdhënieve bilaterale. (këtukëtukëtu)

Në paraqitjen vjetore të 4 janarit, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në konferencën vjetore se aktualisht 106 vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 84 vende e njohin pa mëdyshje. (këtu)

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (duke ju referuar burimeve alternative për shkak se publikimet në ueb-faqe zyrtare për njohje janë jofunksionale), Kosova është njohur 117 shtete nga gjithsej 193 sa janë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). (shih këtu)

Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, më 1 shkurt, 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Fushata e Serbisë për të bindur shtete të ndryshme për çnjohje të pavarësisë së kosovës ose tërheqje të këtyre njohjeve, ka vazhduar për shumë vite dhe në mënyra të ndryshme.