Ballina BallinaBottom Fakte për... Politikë

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që nga paslufta

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999 dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), u mbajtën zgjedhjet e para në Kosovë. Zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-u në vitin 2000 ishin për qeverisjen lokale.

Një vit më pas, në 2001, u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme pas konfliktit, me pjesëmarrje me 64.30% të votuesve nga elektorati i përgjithshëm.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që nga atëherë e deri më sot, janë organizuar dhe mbajtur tetë palë zgjedhje të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, dy prej të cilat ishin zgjedhje të rregullta.

Derisa në vitin 2001, u shënua pjesmarrja më e lartë e votuesve sa i përket përqindjes, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2004, pati rënie të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e para, ku votuan 53.57% e atyre që kishin të drejtë vote.

Rënia e pjesëmarrjës në votime u vërejt edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, me përqindje të shënuar 42.80%.

Në vitin 2010 u mbajtën zgjedhjet e para të organizuara pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në këto zgjedhje pati një rritje të lehtë në pjesëmarrje krahasuar me vitin 2007. Pjesëmarrja e konfirmuar nga KQZ ishte 45.29%.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014, sollën një pjesëmarrje më të ulët, të afërt me përqindjen e vitit 2007, por me një numër më të madh të votuesve se në zgjedhjet paraprake. Të drejtën për votim në këto zgjedhje e shfrytëzuan 42.63% të elektoratit të përgjithshëm.

Dalja në zgjedhje mbeti në nivele të ulëta edhe në vitin 2017, me 41.30% të pjesëmarrjes, por duke vazhduar me rritjen e numrit të personave që votuan.

Rritja e numrit të votuesve reflektoi një rritje të lehtë në dalje krahasuar me zgjedhjet e kaluara në vitin 2019, ku u shënua pjesëmarrja në votime me 44.56%. Në këto zgjedhje pati numër të votuesve më të lartë se në vitin 2001, vit në të cilin ishte regjistruar pjesëmarrja më e lartë, sa i përket qytetarëve që kishin votuar.

Në vitin 2021, që ishin zgjedhjet e fundit të përgjithshme të mbajtura në Kosovë, pati shifër të votimeve me 48.78%, çka tregon për një rritje të ndjeshme në pjesëmarrje. Zgjedhjet e vitit 2021, sollën shifrën më të lartë ndonjëherë, të elektoratit që shfrytëzuan të drejtën për të votuar në Kosovë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë bazuar nga të dhënat e KQZ-së, sipas përqindjes dhe numri të votuesve:

  1. Viti 2001: Përqindja: 64.30%, Numri i votuesve: 803,796, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,249,987;
  • Viti 2004: Përqindja: 53.57%, Numri i votuesve: 699,519, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,305,804;
  • Viti 2007: Përqindja: 42.80%, Numri i votuesve: 622,397, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,468,761;
  • Viti 2010: Përqindja 45.29%, Numri i votuesve: 739,318, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,632,276;
  • Viti 2014: Përqindja 42.63%, Numri i votuesve: 766,834, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,799,023;
  • Viti 2017: Përqindja 41,30%, Numri i votuesve: 779,729, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,799,023;
  • Viti 2019: Përqindja 44.56%, Numri i votuesve: 873,951, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,888,059;
  • Viti 2021: Përqindja 48.78%, Numri i votuesve: 903,386, Nr i qytetarëve me të drejtë vote: 1,961,213

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X