Përgatiti: Etrit Rexhepi
Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) bën administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës me anë ligjit përkatës.
Të dhënat më të fundit të publikuara ky agjension ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) mbi qarkullimin e bizneseve në komunat e Kosovës tregojnë një pamje të qartë të fuqisë ekonomike të secilës komunë në Kosovë. Në vitin 2024, qarkullimi i biznesit në komunat e Kosovës tregon dallime të dukshme midis komunave më të mëdha dhe atyre më të vogla. Disa komuna kanë arritur nivele të larta të aktivitetit ekonomik, ndërsa të tjerat janë me qarkullim më të ulët. Më poshtë është një krahasim i qarkullimit të biznesit në disa prej komunave të Kosovës.
Ky krahasim i qarkullimit të biznesit në komunat e Kosovës për vitin 2024 tregon një varg dallimesh të mëdha, ku disa komuna kanë një aktivitet ekonomik shumë të madh, ndërsa të tjera përballen me sfida në zhvillimin e biznesit. Komunat më të mëdha si Prishtina dhe Graçanica mbajnë peshën më të madhe të aktivitetit ekonomik, ndërsa komunat më të vogla kanë qarkullime dukshëm më të ulëta.
Prishtina, si kryeqytet, ka një qarkullim të biznesit prej 8,843,969,017 €, duke dominuar ndjeshëm krahasuar me të tjerat. Pas saj, Graçanica, komunë e vogël, por ka një qarkullim prej 2,195,444,592 € duke treguar se është një nga komunat me një aktivitet ekonomik të rëndësishëm.
Pas Prishtinës dhe Graçanicës, vijnë komunat si Ferizaj (1,388,325,858 €) dhe Prizren (1,202,559,321 €), të cilat kanë qarkullime të konsiderueshme, duke u renditur në mesin e komunave më aktive ekonomike në Kosovë.
Duke qëndruar pas komunave të lartpërmendura, por gjithashtu me një qarkullim më të lartë, renditen komunat si Peja (948,444,528 €) dhe Fushë-Kosovë (933,088,288 €).
Lista vijon me Gjilanin, me 624,634,965.7 €, Suharekën (491,119,904.1 €) dhe Gjakovën(470,270,186.3 €), të cilat kanë një qarkullim më të ulët, por ende tregojnë aktivitet ekonomik të rëndësishëm në rajon.
Komunat me qarkullime më të ulëta përfshijnë Shtime (156,927,774.3 €) dhe Han i Elezit (151,346,480.6 €), të cilat kanë një aktivitet ekonomik më të kufizuar krahasuar me ato të mëdha. Deçani (135,870,383.2 €) dhe Kaçaniku (121,173,024.9 €) gjithashtu shënojnë nivele të ulëta të qarkullimit të biznesit.
Në fund të listës gjenden komunat me shumicë serbe si Leposaviqi (7,438,513.33 €), Novobërda (5,917,527.15 €), dhe Zubin Potoku (5,832,264.78 €), të cilat kanë një qarkullim shumë të ulët. Ndërsa komunat si Juniku (5,561,815.55 €), Parteshi (2,614,186.8 €), dhe Ranillugu (254,414.06 €) janë ato që kanë një qarkullimin më të vogël, që reflekton një aktivitet ekonomik shumë të kufizuar për këto komuna.
Qarkullimi i bizneseve sipas komunave për vitin 2024
- Prishtina – 8,843,969,017 €
- Graçanica – 2,195,444,592 €
- Ferizaj – 1,388,325,858 €
- Prizren – 1,202,559,321 €
- Peja – 948,444,528 €
- Fushë-Kosovës – 933,088,288 €
- Gjilan – 624,634,965.7 €
- Suhareka – 491,119,904.1 €
- Gjakovë – 470,270,186.3 €
- Lipjan = 409,223,080.8 €
- Mitrovicë – 391,862,393.9 €
- Vushtrri – 386,802,042.8 €
- Viti – 364,183,393.7 €
- Podujevë – 321,322,728.5 €
- Obiliq – 281,839,827.7 €
- Drenas – 234,519,672.6 €
- Rahovec – 227,051,131.8 €
- Malishevë – 224,581,152.2 €
- Skenderaj – 183,208,767,9 €
- Klinë – 182,759,351 €
- Istog – 180,090,234.4 €
- Shtime - 156,927,774.3 €
- Han i Elezit – 151,346,480.6 €
- Deçan – 135,870,383.2 €
- Kaçanik – 121,173,024.9 €
- Kamenicë – 60,142,886.89 €
- Dragash – 39,846,396.85 €
- M e Veriut – 29,670,570.68 €
- Mamushë – 18,756,515.22 €
- Kllokot – 12,104,938.4 €
- Zveçan – 10,306,312.61 €
- Shtërpcë – 8,810,816.08 €
- Leposaviq – 7,438,513.33 €
- Novobërdë – 5,917,527.15 €
- Zubin Potok – 5,832,264.78 €
- Junik – 5,561,815.55 €
- Partesh – 2,614,186.8 €
- Ranillug – 254,414.06 €