Uncategorized

Rishikimi i javës (15-21 gusht 2022): Mbizotrojnë teoritë konspirative të mediave serbe, si dhe dezinformata e clickbait me tema tjera

Edhe gjatë kësaj jave kemi pasur pretendime konspiracioniste të mediave serbe në lidhje me zhvillimet veriun e Kosovës dhe gjendjen e serbëve atje.

Tema bosht e kësaj mbeten teoritë konspirative të mediumeve serbe, e ndjekur nga clickbait dhe manipulim të fakteve në lidhje me disa informacione të ricikluara në mediat shqipe.


Mediumi serb “Alo.rs” më (15 gusht ka publikuar në artikull ku pretendon se Prishtina zyrtare ka shpenzuar milionat për të armatosur urgjentisht Policinë e Kosovës për t’i sulmuar serbët. I gjithë pretendimi i mediumit serb niset nga deklarimi i thesarit të shtetit të Kosovës në lidhje me shpenzimet e Ministrisë së Brendshme ku thuhet se, në vlerë prej 1,300,000 euro, janë blerë armë të gjata për policinë kufitare (350, 000 euro), si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7.13 milionë euro. Po ashtu brenda artikullit pretendohet se Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar komandantët e njësive në veri që të patrullojnë dhe t’i reklamojnë armët e reja, një pretendim i pabazë.

https://www.alo.rs/vesti/politika/661320/kurti-kupio-oklopna-vozila-da-napadne-srbe/vest

Pretendim se armatimi i Policisë së Kosovës është për likuidimin e serbëve është një interpretim tendencioz dhe që nuk bazohet në fakte konkrete, përveç në interpretim.

https://hibrid.info/mediumi-serb-ngrite-shqetesim-te-pabazuar-nuk-paraqet-fakte-se-blerja-e-armatimit-nga-policia-ka-synim-sulmimin-e-serbeve/embed/#?secret=ab2JwPCaOZ#?secret=tzASZbrZrm


Medium me përmbajtje në gjuhën serbe “Srbijadanas.com” më 15 gusht ka publikuar një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës po përgatitet për t’i goditur serbët. Artikulli në fjalë mbanë titullin “POLICIA E KURTIT PËRGATITET TË SULMOJNË SERBËT: Është ngritur një pikë vrojtuese në afërsi të Jarinjës, duan të vendosin fole snajperësh” dhe ngre shqetësimin e pabazuar se me 1 shtator shqiptarët po përgatisin çdo ditë terrenin për zbatimin e dhunshëm të kësaj mase.

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/kurtijeva-policija-sprema-udar-na-srbe-postavljena-osmatracnica-kod-jarinja-hoce-da-instaliraju-2022-08-15

Pretendimet e hedhura nga artikulli i publikuar në mediumin serb “Srbijadanas.com” se Policia e Kosovës po përgatitet që me 1 shtator t’i sulmojë serbët që nuk e pranojnë reciprocitetin për dokumentacion, është keqinterpretim i disa zhvillimeve në veri të Kosovës. Për më tepër, ky medium serb, sajon një skenar të pabazuar se, gjoja forcat policore të Kosovës, po përgatiten t’i vrasin serbët lokalë të atij rajoni në rast se, siç thuhet, nuk i pranojnë masat e reciprocitetit, që pritet të zbatohen më 1 shtator.

https://hibrid.info/shqetesimi-i-srbijadanas-com-per-pergatitje-per-sulm-ndaj-serbeve-i-sajuar/embed/#?secret=34RsS5QeyZ#?secret=Vh6gSch5V3


Pas zhvillimeve të fundit në veri mediumet serbe po vazhdojnë publikimin e artikujve me pretendimet të pabazuara se po përgatitet një sulm ndaj serbëve në veri nga shteti i Kosovës. Artikulli i publikuar më 16 gusht, në mediumin serb “Novosti.rs” pretendojnë se po bëhet një përgatitje për një zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit me 1 shator duke i interpretuar si një sulm të armatosur ndaj serbëve. Po ashtu, mediumi pretendon se Policia e Kosovës është duke zhvilluar ushtrime me armë të rënda në atë zonë.

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1145542/najnovije-vesti-kosovo-metohija-kosovska-policija-napad-sever-albanci-aljbin-kurti?fbclid=IwAR2DcWqL8Zw6ldR5H9MLcYEmX5OcDRoguD5N8aKQrgkSbR6WfigOFFxIVOM

Pretendimet e mediumit serb vlerësohen si interpretime të sajuara për faktin se ndërtohet një aludim i pabazuar, pra ai për sulm ndaj serbëve. Gjithashtu artikulli bazohet në, siç e quajnë ata, zbulim të mediumi apo burimet  e tyre në formë të përgjithësuar, pa u bërë i ditur nëse burimi është lokal apo institucional.

https://hibrid.info/pretendimet-per-sulm-ndaj-serbeve-dhe-zbatim-te-dhunshem-te-masave-te-reciprocitetit-te-pabazuara/embed/#?secret=zcOkG3jgPS#?secret=IU9WeNxPso


Gazeta serbe “Politika” në ueb-faqen e saj “Politika.rs” ka publikuar një artikull ku pretendohet se, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet janë regjistruar 50% më shumë incidente ndëretnike. Sipas gazetës, inkurajimi i ekstremizmit që nga marsi i vitit të kaluar numri i incidenteve me motive etnike në të cilat synohen serbët, pronat e tyre dhe Kisha Ortodokse Serbe, është rritur me 50 për qind.

https://www.politika.rs/sr/clanak/514559/Za-540-dana-vlasti-210-napada-na-Srbe

Vërtetësia e informacioneve të publikuara vihet në dyshim si rezultat i mungesës së burimeve. Ndërkohë, të dhënat e gazetës i demantojnë dy raporte të UNMIK-ut që përshijnë vitet 2021-2022 në të cilat ceken vetëm 28 incidente ndaj etnisë serbe. Krahas edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bazuar në të dhënat e organeve të sigurisë në vend deklarojnë se incidentet ndëretnike janë zvogëluar kohëve të fundit.

https://hibrid.info/pretendimi-se-ne-540-dite-pushtet-te-kurtit-jane-bere-210-sulme-ndaj-serbeve-i-pabaze/embed/#?secret=FR8JVMEH8x#?secret=iMJFKArgxw


Pretendimet dhe ndërlidhjet e ndryshme të ngjarjeve që lidhen me Kosovën dhe interpretimet tendencioze që ju bëhen atyre, gjejnë vend në mediumet serbe.

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” sot ka publikuar më 16 gusht një artikull në të cilin mëton të paraqesë se Kosova, së bashku me Zvicrën dhe Shqipërinë, kanë nisur një ofensivë tjetër kundër Serbisë e gjitha me qëllim të, siç thuhet, lirimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Haga. Artikulli i publikuar në mediumin serb “Alo.rs”, bënë ndërlidhje tendencioze të rezolutës së Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-t, origjinës (Kosova) së agjentit të dyfishtë i cili njoftojë për planet serbe për vrasjen e Marty-t të deklaruara në radiotelevizioni zviceran RTS, si një koordinim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës për lirimin nga burgu të krerëve të UÇK-së, që mediumi e interpreton si një ofensivë kundër serbëve.

https://www.alo.rs/vesti/kim/661776/dik-marti-hasim-taci-veselji/vest

Pas analizës së bërë, hibrid.info arrin në përfundim se ndërlidhja e ngjarjeve të bëra nga mediumi serb lidhje me raportin e Dick Marty-t nuk qëndron, dhe se mëtimet e paraqitura në artikull vlerësohen si teori konspirative.

https://hibrid.info/nderlidhja-e-mediumit-serb-mes-zhvillimeve-per-raportin-e-dick-marty-it-e-pabaze/embed/#?secret=ViyyHWItL3#?secret=ZYaGYE2fEs


Gjatë javës janë shpërndarë dezinformata nëpërmjet fotografive të përdorura dhe titujve jo adekuat.

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe më 17 gusht kanë publikuar një artikull me titull “Ja dhurata me e re e FSK-se qe erdhi nga Amerika dhe qe po i ‘tmerron’ serbet”.

https://on27.net/2022/08/17/ja-dhurata-me-e-re-e-fsk-se-qe-erdhi-nga-amerika-dhe-qe-po-i-tmerron-serbet/?fbclid=IwAR1SG0WLuBHUu0Z-isb_X7y600eYvVk7PyBt3s8E06gnFIvI8cEC7ypheFM

Përveç që ky artikull është i vjetër dhe përmban titull të rremë, edhe fotografia e përdorur në të nuk i përgjigjet përmbajtjes. Këtë artikull janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull dhe fotografi të sajuar me pretendimin e rremë se Amerika i ka dhënë dhuratë Kosovës automjet ushtarak.

https://hibrid.info/me-fotografi-te-rreme-dhe-titull-jo-adekuat-pretendohet-se-amerika-i-ka-dhuruar-fsk-se-automjet-ushtarak/embed/#?secret=7yXlTihvhy#?secret=oemd5JVQe3


Portali i dyshimtë “On27.net” ka publikuar një deklaratë të vjetër të vitit 2021 të Bekim Jasharit lidhur me hapjen e arkivave të Kosovës.

Mirëpo, këtë artikull, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë me pretendimin se Jashari ka dal kundër Kurtit. Kjo çështje ishte rihapur në kohën kur, si temë e dialogut të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vitit të kaluar, ishte edhe hapja e arkivave nga Serbia dhe Kosova, në shërbim të ngjarjeve të luftës së fundit.

https://on27.net/2022/08/19/bekim-jashari-i-del-kunder-albin-kurtit-haptazi-per-kete-gje-dridhen-aktivistet-e-levizjes/?fbclid=IwAR0Ywiehk9Y0y89ws9wc49qF-2Dbh8fpWh2yzlDeP3QytkKfk3ZMh34EKdc

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

https://hibrid.info/pretendohet-rrejshem-se-jashari-ka-dal-kunder-kurtit/embed/#?secret=UCTX9ZFnsx#?secret=mzkYMe3SyK


Gjatë javës janë shpërndarë edhe artikuj clickbait që janë ndërlidh me disa ngjarje dhe që kanë përdorur tituj që nuk tregojnë për vendndodhjen e ngjarjes.

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Në veri shpallet ‘Situatë Emergjente’”. Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se autoritetet e instaluara nga Rusia në Krime, kanë shpallur Situatë Emergjente, në veri të gadishullit të pushtuar pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoi.

https://www.kosova-sot.info/lajme/636432/ne-veri-shpallet-situate-emergjente/?fbclid=IwAR1EnlfduXfP0Htu8dc-USD6aTg9wnoPvFvi-rOCKRoUBHCewNrwofnDQvc

Duke pas parasysh që ky portal informativ në gjuhën shqipe është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën e audiencës e ka nga ky vend (bazuar nga përcjellësit në faqen e tyre në Facebook), përshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk e qartëson se për ku bëhet fjalë, e bënë të mundur që lexuesit të dezinformohen, duke i bërë të aludojnë se bëhet fjalë për veriun e Kosovës, marrë parasysh ngjarjet e fundit.

https://hibrid.info/ne-titull-nuk-qartesohet-se-ne-veri-te-cilit-shtet-eshte-shpallur-situate-emergjente/embed/#?secret=lXHFw3qUlt#?secret=MOewbKPWab


Portali “kosova-sot.info” në publikimin e artikujve me 14 gusht duket se qëllimshëm i ka vënë tituj dhe fotografi përgjithësuese, duke mos e bërë të qartë se ngjarjet kanë të bëjnë me shtete të tjera, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit. Gjithçka qartësohet vetëm pasi lexuesit të hyjnë në përmbajtje.

https://www.kosova-sot.info/lajme/635968/tete-te-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri/?fbclid=IwAR0FW02mGjBpa4z7_MsOLodv2qMOIABzjRw3QujBIzzMGS9fejGZLp4Fw94

https://www.kosova-sot.info/lajme/636015/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-aeroport/?fbclid=IwAR3RHyYpxhXEgXrL4nl8IOm_B6rkCegqOF-jkl-X2vPJrYCvufcNgYyA44Y

X