Fakte për...

Rishikimi i javës (18-23 dhjetor 2023): Përmbajtje e paverifikuar rreth përjashtimit të kategorisë së luftës nga subvencionimi i energjisë, dezinformatë për Dua Lipën, clickbait se Austria ndalon marrjen e mishit në udhëtime private

Clickbait artikujt dhe dezinformatat janë kategoritë që kanë mbizotëruar gjatë javës së kaluar në ekosferën keqinformuese në përmbajtjet në gjuhën shqipe.

Artikujt clickbait janë publikuar në portale informative, media sociale dhe portale të dyshimta ndërlidhur humbje jete të fëmijëve pas djegies së një shtëpie, lajm i vjetër për një rrezik të Shqipërisë, si dhe një artikull se Ambasada e Austrisë në Kosovë del me një njoftim që ua ndalon udhëtarëve të marrin mish me vete në udhëtime private.Dezinformatat janë publikuar në mediat sociale TikTok dhe Twitter, me pretendime të pasakta se SHBA-të i dhurojnë 7 dronë ushtarak Kosovës, se presidenti i Zvicrës Alain Berset në piano luan këngën “Mora fjalë”, se Dua Lipa qëndron me Palestinën.Lajmet e rreme u publikuan në TikTok dhe Facebook, përfshirë publikimin e një video-materiali në të cilin pretendohet se në një aeroplan civil është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”, si dhe pretendimin se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”. Dezinformatë / Clickbait është vlerësuar përmbajtja e publikuar në media me pretendimin se Shqipëria kryeson sa i përket kërkesave për bileta në Kampionatin Evropian të futbollit.Në Facebook është publikuar një postim mashtrues në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi personale deri në 35 mijë euro.Përmbajtje e paverifikuar është publikuar në media lidhur me vendimin e Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike janë përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike.Është raportuar gabimisht në media se i riu 18-vjeçar, Arion Kurtaj, i cili kishte kryer krim kibernetik duke hakuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, është mbyllur përjetë në një spital psikiatrik.Përmbajtje e paverifikuar/Satirë është vlerësuar postimi në Facebook për planifikimin e krijimit të vendbanimeve të reja në Gaza, duke e mbështetur atë edhe me një fotografi.Deklaratë të pavërtetë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka deklaruar se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë, është rreth 7 promil, për tash e disa vite.Lajm i rremëLlogaria në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar (16 dhjetor) një video-material në të cilin pretendohet se në një aeroplan civil është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”. Në video shihet një aeroplan civil-komercial, duke parakaluar në një pistë fluturimesh, me mbishkrimin, në të cilin pretendohet se aeroplani u soll nga një biznesmen. Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar në video-materialin në fjalë janë bërë ndërhyrje, duke edituar me anë të ndonjë programi/aplikacioni për “Deepfake”, gjë e cila e bën të rremë edhe pretendimin e publikuesit të video-materialit. (këtu)Faqja në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin” ka publikuar një postim  përmes së cilit pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile se FSK është pajisur me këtë lloj armatimi. (këtu)DezinformatëNjë llogari në TikTok që mban emrin “armies_of_the_world1” ka publikuar me datë 8 dhjetor një video-material që mban mbishkrimin “SHBA i dhuron 7 drone ushtarak Kosovës”. Në këtë video-material dëgjohet edhe një audio inçizim që e ngrit pretendimin e njëjtë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi Policia e Kosovës me datë 11 tetor ka pranuar dronë nga SHBA-të për të menaxhuar situata në terren, e jo dronë ushtarak siç pretendohet. Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se i njëjti pretendim së pari është bërë nga televizioni Klan në Shqipëri me datë 11 tetor. (këtu)Një llogari në Tiktok me emrin “Troja.pe” ka publikuar një video-material ku shihet presidenti zviceran, Alain Berset duke luajtur në piano. Në video-material gjendet mbishkrimi me anë të së cilit pretendohet se Alain Berset në piano po luan këngën “Mora fjalë”, versioni origjinal i së cilës këndohet nga këngëtarja Shkurte Fejza. Por pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është gjetur se ky pretendim nuk qëndron. (këtu)Disa llogari të huaja në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe në Facebook kanë publikuar një imazh të këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa duke i mbështetur mbishkrimin “Dua Lipa qëndron me Palestinën”. Përmbajtja e postimit pretendon se Dua Lipa në një deklaratë kishte shprehur mbështetjen e saj ndaj Palestinës në konfliktin Hamas-Izrael, duke thënë se i dhemb zemra për popullin palestinez. Ky artikull është trajtuar nga agjensia e lajmeve Reuters në kuadër të rubrikës për verifikimin e fakteve, që vërteton se pretendim i dhënë nuk qëndron. (këtu)Dezinformatë / ClickbaitMediumi informativ “panorama.com.al” ka publikuar një artikull (15 dhjetor), në titullin e të cilit pretendohet se Shqipëria kryeson sa i përket kërkesave për bileta në Kampionatin Europian të futbollit. Titulli tutje pretendon se kjo informatë ka ardhur nga presidenti i federatës gjermane të futbollit. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në përmbajtje e artikullit, nuk konfirmohet pretendimi që jepet në titull. (këtu)ClickbaitPortali informativ “Kosova-sot.info” në profilin e saj zyrtar në median sociale Facebook, ka publikuar një përmbajtje ku thuhet “Digjet një shtëpi, raportohet se disa fëmijë kanë humbur jetën”. Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Arizona, në Shtetet  e Bashkuara të Amerikes. Hibrid.info ka verifikuar faktet e kryera dhe ka vërtetuar se ky titull është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. (këtu)Portali i dyshimtë që mban emrin “new.findnews5.com” ka publikuar një artikull me titullin “KUJDES! Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli”. Por pas verifikimit nga hibrid.info është provuar se artikulli i publikuar është i vjetër. (këtu)Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Ambasada e Austrisë në Kosovë del me një njoftim, ua ndalon udhëtarëve të marrin mish me vete në udhëtime private”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit nuk sqaron se bëhet fjalë vetëm për mishin e derrit ose produkteve tjera të tij, gjë që sqarohet vetëm në përmbajtje. Pra, titulli lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndalimin e të gjithë mishrave. (këtu)MashtrimFaqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar më datë 18 dhjetor një postim në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi personale deri në 35 mijë euro. Por që pas verifikimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë. Hibrid.info ka gjetur se postimi është marrë nga njoftimi i “Raiffeisen Bank”, dega në Kosovë. (këtu)Përmbajtje e paverifikuarTelevizioni “ATV” në faqen zyrtare në mediumin online Facebook, ka publikuar një video-material lidhur me vendimin e Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike. Në artikullin e publikuar, pretendohet se ky vendim ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike. Ndërsa pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është gjetur se ky pretendim nuk qëndron. (këtu)GabimDisa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull rreth një të riu 18-vjeçar, Arion Kurtaj, i cili kishte kryer krim kibernetik duke hakuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin prezantuar për lojtarët. Në artikujt e publikuar nga këto media, pretendohet se i njëjti është mbyllur përjetë në një spital psikiatrik. Pas verifikimi të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga mediat online në gjuhën shqipe, nuk është i saktë. (këtu)Përmbajtje e paverifikuar / SatirëNjë faqe në median sociale Facebook, ka publikuar një artikull për planifikimin e krijimit të vendbanimeve të reja, në Gaza, duke e mbështetur atë edhe me një fotografi. Në përmbajtje pretendohet se Izraeli po planifikon vendbanime të reja në Gaza duke ia shtuar shkrimin: “kolonët izraelitë ëndërrojnë të planifikojnë shtëpi plazhi në Gaza”. Por pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron. (këtu)Kontrolli dhe vlerësimi i deklarataveMinistri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë, është rreth 7 promil, për tash e disa vite. Por pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, me anë të disa raporteve të organizatave ndërkombëtare janë gjetur të dhëna që bien ndesh me deklarimin e ministrit Vitia rreth kësaj çështjeje. (këtu)

X