BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Politikë

Shtrirja diplomatike e Kosovës në botë

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Marrëveshja e Uashingtonit për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shtator 2020, i hapi rrugën njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Më 1 shkurt 2021, Izraeli zyrtarisht njohu Kosovën si shtet, ndërsa një muaj më pas Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem. Kjo përfaqëson njohjen e fundit të pavarësisë së Kosovës dhe hapjen e fundit të një ambasade nga ky shtet.

Por, në sa vende dhe cilat shtete ka hapur Kosova ambasada dhe konsullata?

Sipas listës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kosova ka hapur misione diplomatike dhe konsullore në 33 vende. Në këto vende, Kosova përfaqësohet kryesisht me ambasada, përveçse në Serbi, ku ka një zyrë të veçantë.

Në aspektin e shtrirjes gjeografike, Kosova ka përqendrim më të madh të pranisë diplomatike në Evropë, me ambasada në 21 vende (duke përfshirë edhe Turqinë). Në Azi, Kosova përfaqësohet në shtatë shtete. Ndërsa në kontinentet e Australisë dhe Afrikës, Kosova ka nga një ambasadë (në Australi dhe Senegal, respektivisht). Në Amerikë, Kosova ka hapur ambasada në SHBA, Kanada dhe Panama, e cila është përfaqësia e vetme në Amerikën Latine.

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova hapi ambasada në vendet si SHBA, Francë, Belgjikë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Itali, Austri, Zvicër, Shqipëri dhe Turqi (këtu).

Lista e shteteve ku Kosova ka hapur ambasadat e saj:

  1. Arabi Saudite
  2. Australia
  3. Austria
  4. Bangladeshi
  5. Belgjika
  6. Bullgaria
  7. Çekia
  8. Emiratet e Bashkuara Arabe
  9. Franca
  10. Gjermania
  11. Holanda
  12. Hungaria
  13. Italia
  14. Izraeli
  15. Japonia
  16. Kanada
  17. Katari
  18. Kroacia
  19. Mali i Zi
  20. Maqedonia e Veriut
  21. Mbretëria e Bashkuar
  22. Norvegjia
  23. Panamaja
  24. Portugalia
  25. Senegali
  26. Serbia
  27. Sllovenia
  28. Shqipëria
  29. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  30. Suedia
  31. Tajlanda
  32. Turqia
  33. Zvicra

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X