BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën

Shtrirja e internetit në Kosovë

Përgatiti: Endrit Berisha

Qasja në internet nga shtëpitë në Kosovë gjatë vitit 2023 ishte 98.6 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në “Vjetarin Statistikor 2024”. Në krahasim me një vit më herët, shtrirja është rritur për 1 për qind.

E për dallim prej regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, shtrirja e internetit në Kosovë është rritur për rreth 40 për qind. Sipas REKOS 2011, qasja në internet në Kosovë ishte 57.04 për qind.

Statistikat e ASK-së për periudhën 2017-2023:

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2017 ishte 61,3%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2017 ishte 88,8%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2018 ishte 93,2%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2019 ishte 93,2%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2019 ishte 93,2%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2020 ishte 96,4%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2021 ishte 96.1%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2022 ishte 97.6%.

Qasja në internet nga shtëpia gjatë vitit 2023 ishte 98.6%.

Te përdorimi i internetit, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka ofruar të dhëna të ndara edhe në bazë të gjinive, por edhe të grupmoshave.

Sa i përket ndarjes në gjini, ka pasur përmbytje në vitin 2023. Për herë të parë në Kosovë nga viti 2018, aq sa janë statistikat në këtë dokument, gratë e përdorin internetin më shumë se burrat. Nga përdoruesit e internetit në Kosovë në vitin 2023, 51.7 për qind kanë qenë femra dhe 48.3 për qind meshkuj.

Sa i përket grupmoshave, prin ajo 16-24 me 21.5 për qind të përdoruesve të internetit në Kosovë në vitin 2023. Pas saj është grupmosha 25-34 me 21.4 për qind. Grupmosha e tretë me më së shumti përdorues të internetit në Kosovë në vitin 2023 ishte ajo 35-44 me 19 për qind. Pas këtyre pasojnë grupmoshat 45-54, 55-64 dhe 65+.

Pos shtrirjes më të madhe të internetit në Kosovë, rritje ka shënuar edhe përdorimi i internetit disa herë gjatë ditës. Në vitin 2023, kjo arriti në 92.4 për qind të përdoruesve që e përdorin internetin disa herë gjatë ditës. Kjo paraqet shifrën më të lartë që nga viti 2018.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X