Ballina BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Politikë

Statistikat e përgjithshme nga zgjedhjet e 9 shkurtit

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kosovofacts.com sjell statistikat kryesore nga këto zgjedhje, bazuar në të dhënat e publikuara prej KQZ-së në uebfaqen e saj:

Numri i votuesve të regjistruar: 2,075,868

Numri i votuesve që votuan: 966,283 apo 46.54%:

  • vendvotime të rregullta 871,662
  • përfaqësi diplomatike 15,348
  • votim me postë 63,705
  • votim me kusht 12,898
  • votim me nevoja të veçanta 2,670
  • fletëvotime të pavlefshme 27,433
  • fletëvotime të dëmtuara 2,694

Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme 938,010

Ndonëse përqindja nuk është më e larta në krahasim me zgjedhjet e tjera në Kosovë, numri i qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës është më i larti. (Shih këtu)


Pragu prej 5 për qind, për partitë shqiptare për të siguruar ulëse në Kuvend = 46,901 vota.

Këtë e arritën katër subjekte. 

Lëvizja Vetëvendosje – 396,787 vota (42.3%) – 48 ulëse në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 196,474 vota (20.95%) – 24 ulëse në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 171,357 vota (18.27%) – 20 ulëse në Kuvend

AAK-Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët – 66,256 vota (7.06%) – 8 ulëse në Kuvend

20 ulëse për minoritetet

10 për komunitetin serb:

Srpska Lista – 39,915 vota (4.26%) – 9 ulëse

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 4139 vota (0.44%) – 1 ulëse

10 për komunitetet tjera joshumicë

Kosova Demokratik Turk Partisi –  4824 vota (0.51%) – 2 ulëse

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 4688 vota (0.5%) – 1 ulëse

Nova Demokratska Stranka  – 4,158 vota (0.44%) – 1 ulëse

Koalicija Vakat – 3,471 vota (0.37%) – 1 ulëse

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 3,251 vota (0.35%) – 1 ulëse

Socijaldemokratska Unija (SDU) – 3,042 vota (0.32%) – 1 ulëse

Partia e Ashkalinjve për Integrim – 2,196 vota (0.23%) – 1 ulëse

Jedinstvena Goranska Partija – 1,734 vota (0.18%) – 1 ulëse

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës  – 1,350 vota (0.14%) – 1 ulëse


Shumica nënkupton 61 vota nga 120 ulëset në Kuvend


Kandidatët e certifikuar si deputetë:

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh që në secilën listë të kandidatëve të subjekteve politike të jenë së paku 30 për qind meshkuj dhe 30 për qind gra. (shih ligjin)

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin procesi i parë i rregullt zgjedhor parlamentar në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008, duke pasur një seri zgjedhjesh të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *