Për rininë

Të rinjtë medalistë të xhudos

Që me pranimin në federatat kryesore sportive, xhudoja e Kosovës, ka shpërthyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medalje vazhdimisht. Të udhëhequr nga krye-mjeshtri i xhudos, Driton Kuka, vajza dhe djem të rinj, kryesisht nga rajoni i Pejës kanë shkruar historinë e jashtëzakonshme të sportit në Kosovë. 

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e parë të artë historike në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, kurse Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë fituar të artat e tyre në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. (ketu) dhe (ketu)

Të tria ato, bashkë me Akil Gjakovën, Shpat Zekën, Laura Fazliun, Loriana Kukën, që të gjithë në të 20-at e tyre, kanë shkëlqyer në arenat kryesore të xhudos në botë, nga Parisi, Budapesti, e deri të disa shtete mosnjohëse si Azerbejxhani dhe Rusia. (ketu)

Qeveria aktuale e ka shpallur Kosovën – shtet të xhudos, duke investuar në nxjerrjen e talentëve të rinj për të fituar të tjera medalje në të ardhmen. Qendra trajnues e xhudos në Pejë, tashmë është shndërruar në moderne, me kushtet më të mira, dhe ku vijnë për të stërvitur xhudistë nga mbarë Evropa dhe përtej. 

X