Që prej përfundimit të luftës në vitin 1999, e më shumë prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, serbët e Kosovës kanë kundërshtuar në forma të ndryshme shtetësinë e vendit, duke mos e pranuar atë e duke iu betuar për lojalitet Beogradit. (ketu)
Qysh në kohën e UNMIK-ut, kur të gjitha komunat qeveriseshin nga misioni i OKB-së, komunat me shumicë serbe ishin organizuar në mënyrë paralele, duke refuzuar vazhdimisht të bëhen pjesë e sistemit unitar të Kosovës.
Gjërat ndryshuan vetëm në vitin 2013, pas arritjes së parë të marrëveshjes politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. (ketu)
Për herë të parë këtë vit, serbët lokalë pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të organizuara nga shteti i Kosovës, përkatësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. (ketu)
Për funksion të kësaj, në Kosovë serbët lokalë krijuan një parti politike dhe e regjistruan sipas ligjeve të vendit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo u quajtë Lista Serbe, dhe konsiderohet një degë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të udhëhequr për shumë vjet nga Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuciq.
Pjesëtarë të këtij opsioni politik i kanë fituar që nga atëherë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, dhe kanë udhëhequr gjithmonë me të 10 komunat me shumicë serbe, shumë prej të cilave janë formuar me pranimin nga Kosova të Pakos së Ahtisaarit, me të cilën u shpallë pavarësisë.
Lista Serbe, e udhëhequr më së gjati nga politikani, Goran Rakiq, i ka fituar zgjedhjet lokale 2013, 2017, të parakohshmet në 2019, dhe 2021, me mbi 90 % të votave. (ketu)
Pjesëmarrja për të herë të parë e serbëve në zgjedhjet lokale, është paraqitur nga politikanët shqiptarë të Kosovës si “shuarje e strukturave paralele”. Këtë e ka thënë në disa raste, ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. (ketu)
Por, në fakt komunat paralele kanë vazhduar të funksionojnë edhe pas vitit 2013, në mënyrë të papenguar, bashkë me organizimin nga Serbia të sistemit arsimor dhe shëndetësor në komunat me shumicë serbe.
Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, në nëntor 2022, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka ndërmarrë një sërë masash për të ulur ndikimin e shtetit të Serbisë në Kosovë. (ketu) dhe (ketu)
Vitin e kaluar, një zyrë e strukturave paralele, në Dragash, një vendbanim thellë në jug të Kosovës, i banuar me pjesëtarë të komunitetit goran, u mbyllë nga Policia e Kosovës. Mbyllja e strukturave që Kosova i konisderon ilegale vazhdoi edhe në fillim të vitit 2024, me aksione të ngjashme në disa komuna në perëndim të Kosovës, si Pejë, Istog dhe Klinë. (ketu)
Komunat paralele kanë ofruar shërbime të ndryshme për qytetarët serbë të Kosovës , dhe gjithashtu kanë punësuar serbë lokalë, disa prej të cilëve kanë marrë paga të dyfishta, nga të dyja sistemet.
Derisa Serbia e sheh mbylljen e këtyre zyrave si “përpjekje e vazhdueshme e qeverisë në Prishtinë për të dëbuar serbët nga Kosova”, institucionet vendore e shohin si shtrirje të rendit dhe ligjit, duke e konsideruar veprimin e tyre ilegal. (ketu) dhe (ketu)
Ngjashëm ndodhi në fund të janarit edhe me zyrë, që gjenden ngjitur me stacionin qendror të Policisë së Kosovës. Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se aty ofroheshin jashtëligjshëm shërbime shëndetësore, derisa Serbia pohoi se mbylljen e saj kanë mbetur pa shërbime shëndetësore “një grup i vogël serbësh nga kryeqyteti i Kosovës” (ketu)