Gjatë javës së kaluar në Kosovë, një sërë ngjarjesh kanë marrë vëmendje kryesore në media. Raporti i Reporterëve pa Kufij mbi lirinë e medias në Kosovë, kërkesa për pranim në Këshillin e Europës, si dhe heqja e masave kufizuese të BE-së, kanë qenë disa nga temat kryesore të diskutuara.
Kosova shënon regres në lirinë e medias
Kosova përjetoi një rënie prej 19 vende në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke zbritur në pozicionin e 75-të në botë nga 180 shtete për këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 56-të. Në raportin e publikuar më 3 maj nga Reporterët pa Kufij, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, theksohet se mediat në Kosovë, megjithëse vazhdojnë të bëjnë përgjegjës politikanët, gazetarët vazhdojnë të jenë “objekt i sulmeve politike”. Ky raport tregon sfidat që gazetarët dhe median në Kosovë përballet me lirinë e shtypit dhe ndikimin e politikës në mjedisin medial.
Raporti përmend presionet e Qeverisë Kurti ndaj gazetarëve, tentativën e Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën, dhe ndikimin e ekzekutivit në pavarësinë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) si arsye kryesore për rënien në indeksin e lirisë së shtypit. Ky raport thekson se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me kufizime dhe presione nga institucionet qeveritare, ndërkaq pavarësia dhe integriteti i medias janë nën kërcënim.
“Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin KEdhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtorurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor” – është thënë në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se është i përkushtuar për të adresuar shqetësimet e mediave.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist.” – u deklarua ai.
Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit edhe presidenca e Kosovës kanë publikuar një deklaratë të presidentes Vjosa Osmani. Osmani theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme si nevojë urgjente.
“Në një periudhë të mbingarkesës me informacione dhe kur po kërcënohen paqja e stabiliteti në botë dhe në rajonin tonë, beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente. Lajmet e rreme minojnë demokracinë e paqen e në raste të caktuara edhe sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë nacionale, ndaj nevoja për t`iu kundërvënë atyre është më e madhe se kurrë dhe në funksion të mbrojtjes së të vërtetës”, ka thënë Osmani.
Mbështetje për Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ka shprehur shpresën e tij për mbështetjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë bisedë telefonike, Kurti falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Parlamentare. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Heqja e masave kufizuese të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani kanë theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian dhe vazhdimi i masave kufizuese ndaj vendit është i padrejtë.
Pas një mbledhjeje të qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Bashkimi Evropian ka miratuar Planin e Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh. Ky plan synon të përshpejtojë integrimin e rajonit në BE. Kurti shprehu keqardhjen për masat ndëshkuese që Kosova po përballon, duke i cilësuar ato si të padrejta.
“Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffry Vovenier, deklaroi se vazhdimi i masave kufizuese është i padrejtë dhe se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që të heqen këto masa.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoj se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, është thënë në komunikatën e Presidencës, e cila është lëshuar pas takimit.
Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës. “Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të