BallinaBottom Fakte për... Për Kosovën Siguri Zhvillime

Çka dihet për furnizimin e Kosovës me pajisje ushtarake nga Turqia

Përgatiti: Fatbardh Dema

Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Forca e Sigurisë (FSK), viteve të fundit ka blerë, por edhe ka pranuar donacione pajisje ushtarake nga Turqia.

Çka dihet deri tash për furnizim me pajisje ushtarake nga Turqia?

Në qershor të vitit 2019, Ministria e Mbrojtjes në Kosovë kishte njoftuar se FSK-ja, kishte përfituar donacion nga Turqia, autoblindën e ndihmës së parë “Cobra 4×4”.

“Kjo autoblindë së bashku me të gjitha pajisjet rezervë, në shumë prej 462,457 dollarëve u dhurua nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në gusht të vitit 2021, kishte njoftuar se FSK-ja së shpejti do të pajiset edhe me automjetet të blinduara taktike “BMC Vuran”.

Këto automjete të blinduara janë prodhim i kompanisë turke “BMC”.

Në korrik të vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë dhuroi një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në.

“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, thuhej në njoftim.

Më 16 korrik të 2023-ës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njoftoi se ushtrisë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të cilat i kishte blerë qeveria nga shteti i Turqisë. Por, i pari i Qeverisë nuk përmendi se sa mjete të tilla janë blerë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një emision në RTV Dukagjini më 12 janar, tregoi se pjesë e inventarit të FSK-së janë edhe sistemet anti-tank nga Turqia “OMTAS”. (shih këtu videon nga minuta e 2-të).

Përveç fakteve të ofruara në lidhje me furnizimin me pajisje ushtarake nga shteti turk, kishte edhe shumë informacione të pasakta që pretendonin se Kosova është furnizuar me pajisje të ndryshme ushtarake nga Turqia.

Platforma për kontroll faktesh, hibrid.info, gjatë muajit gusht e deri në shkrimin e këtij artikulli (10 shtator), ka verifikuar gjithsej 9 artikuj keqinformues që kanë pretenduar për furnizim me armatim nga Turqia.

Cilat ishin keqinformatat që u publikuan online?

U pretendua pa fakte se FSK-ja do të furnizohet edhe me tre dronë Bayraktar e fluturaken pa pilot Kizilelma (shih këtu).

Pretendim i rremë u bë edhe se Turqia i ka dhuruar Kosovës 62 automjete ushtarake “BMC Vuran” (këtu), e se Kosova është furnizuar me pajisje ushtarake turke “Boran 105mm” (këtu).

Përmbajtje tjetër pa asnjë fakt ishte edhe se në fund të këtij viti, FSK-ja do të pajiset me fluturaken pa pilot “Kizilelma” (këtu). Si “Mashtrim” dhe “Lajm i rremë” u vlerësua edhe përmbajtja tjetër që pretendon se “Turqia do i dhurojë Kosovës helikopter” (këtu).

U pretendua rrejshëm se Kosova ka blerë nga Turqia pajisjet ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8” (këtu).

“Përmbajtje a paverifikuar” u vlerësua pretendimi se Turqia do t’ia dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake “Korhan” (këtu).

Me vlerësimin “Lajm i rremë” u vlerësuan edhe pretendimet se “në shtator FSK-ja do të pajiset me tanket turke T-Firtina” (këtu) dhe “Turqia dhuron edhe 4 dronë për shtetin e Kosovës” (këtu).

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X