Masakra e Reçakut
Përgatiti: Etrit Rexhepi Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, është një nga ngjarjet më të errëta të historisë së kohëve moderne në Ballkan. Kjo masakër u krye nga forcat serbe në fshatin Reçak, një vendbanim kryesisht i banuar nga shqiptarë, në komunën e Shtimes, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës.