Sipas përshkrimit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturroë, “lokaliteti arkeologjik Ulpiana-Justiniana Secunda përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”
Si një lokalitet shumështresor, Ulpiana është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë periudhës së metaleve (Epoka e Bronzit dhe Hekurit) e deri në ardhjen e romakëve, Ulpiana ishte një vendbanim më i vogël i tipit opidum. Viteve të fundit janë zbuluar edhe disa gjurmë sporadike të periudhës neolitike që edhe mund të jenë gjurmët e para të jetesës në këtë vend. Lokaliteti arkeologjik Ulpiana është i veçantë si në aspektin arkeologjik ashtu dhe në atë arkitektural dhe kulturor, duke ngërthyer traditat arkitekturale të ndërtimeve sipas traditës romake, pastaj asaj paleokristiane përkatësisht bizantine. Edhe vet lokacioni ku gjendet/shtrihet ky lokalitet arkeologjik është një peizazh i veçantë.