I lindur në Gjilan të Kosovës, prej ku familja e tij emigroi kur ky ishte 1 vjeç, Xherdan Shaqirin e ka ndjekur fati i mirë në karrierën e tij futbollistike.
Baseli, qyteti ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, ka qenë pikënisja e një karriere të trofeshme, dhe aty edhe e fitoi titullin e parë kampion me klubin e fëmijërisë. Bashkë me Granit Xhakën, ai fitoi edhe Botërorin për U17 me Kombëtaren e Zvicrës. (ketu)
Me kalimin e kohës, u bë figura absolute dhe e rekordeve me Kombëtaren helvetike, me të cilën disa herë shkoi larg në kampionate evropiane dhe botërore. Duke shënuar disa herë, super gola, si ky kundër Hondurasit, në Botërorin 2014 në Brazil. (ketu)
Kalimin e parë të madh në karrierën me klube, Shaqiri e bërë duke u transferuar në Gjermani, dhe atë jo më pak se të gjiganti bavarez, Bayern Munchen në vitin 2012. Aty e fitoi titullin e kampionit dhe Ligën e Kampionëve, garën më të madhe për klube në kontinent. Në festën e titullit, ai kishte edhe flamurin e Kosovës me vete. Në 52 paraqitje për Bayernin ai ka shënuar 11 gola, dhe ka fituar edhe Kupën, e njohur si DFB Pokal, duke u bërë një nga pak futbollistë të Bayernit, që ka fituar 3 titujt kryesorë. (ketu)
Në janar 2015, Shaqiri e la Gjermaninë pa e kryer kontratën, duke u bartuar tek gjiganti Italian i futbollit, Inter Milan. Aty qëndroi vetëm 6 muaj, pa lënë gjurmë, duke u bartur në Angli, pasi nënshkroi me Stoke City, për 14.5 milionë Euro. Në 84 paraqitje ai shënoi 15 gola, duke përfshirë edhe në humbjen 1-2 ndaj Crystal Palace, në vitin kur Stoke City ra nga Premier League, në maj 2018.
Atë vit, ai u transferua në një tjetër top klub evropian, duke nënshkruar me Liverpoolin. Golat e tij më të famshëm përfshijnë 2 të tillë kundër ekipit më të madh rival Manchester United, dhe ai gjithashtu e mori medaljen e Ligës së Kampionëve, edhe pse nuk luajti në finalen që Liverpool e fitoi kundër Tottenham Hotspur, në vitin 2019. Në vitin 2020, Liverpooli e fitoi Premier Ligën për herë të parë, që ishte titulli i 19-të në histori, dhe Shaqiri e mori medaljen, pasi që kishte bërë numrin e mjaftueshëm të paraqitjeve që kërkohej. (ketu)
Në gusht 2021, Lyoni njoftoi blerjen e Shaqirit nga Liverpooli, për 6 milionë Euro. As aty nuk la gjurmë, dhe karrierën e vazhdoi në SHBA, ku luan për Chicago Fire, në atë që ishte transfer rekord i këtij klubi.
Shaqiri është fytyra kryesore e Kombëtares së Zvicrës, dhe është vetëm i pesti në histori që ka 100 paraqitje për këtë kombëtare. Ai ka shënuar super-gola, duke përfshirë golin e fitores ndaj Serbisë, në ndeshjes në Botërorin në Rusi, ku u dënua bashkë me Xhakën për gjestin e shqiponjës. (ketu)