Për yjet

Rita Ora

E lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Rita Ora është këngëtare shqiptaro-britanike me famë botërore. “Hot Right Now”, bashkë me DJ Fresh në vitin 2012 ishte pikënisja e karrierës së bujshme të Oras. Këngët e saj nga albumi i parë debutues, “Ora” kanë përfunduar në vendin e parë të listës britanike të këngëve më të dëgjuara. Rita ka nisur karrierën me “Roc Nation” të Jay – Z, me të cilin label është ndarë pas disa vitesh për të vazhduar në mënryë të pavarur. Ajo është dekoruar me titullin “Ambasadore Nderi” e Republikës së Kosovës.

X