Fakte për Kosovën
Këtë shkurt, Hibrid.info-s, platformës së etabluar për kontrollin e lajmeve dhe informacioneve po i shtohet një produkt i ri. Quhet Kosovofacts.com, dhe nga emri lehtë kuptohet që do të sjellë fakte për Kosovën. Në një kohë të tensioneve dhe zhvillime të vrullshme politike në Kosovë dhe rajon, lansimi i Kosovofacts.com bëhet edhe më i domosdoshëm.